Oleksandr Yatsyna, një mjek ukrainas, ka deklaruar se trupat ruse po mbushin me eksplozivë edhe lodrat e fëmijëve.
“Në fillim nisën bombardimet, pastaj ekzekutimet, më pas minat nëpër rrugë, por gjëja më e keqe që po bëjnë është mbushja e lodrave të fëmijëve me lëndë eksplozive.
Yatsyna thotë se ka frikë që edhe spitali ku ai punon në Kiev, mund të sulmohet: “Nuk kam asnjë garanci, ata mund të sulmojnë këdo.
Mund të sulmojnë doktorët dhe pacientët, ne që nuk kemi ku arratisemi jemi shënjestrat parësore. Këtë gjë e kam kuptuar kur u sulmua materniteti në Mariupol. Nuk e besoja dot që një gjë e tillë ndodhi”./m.j