• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin vizitë rrufe në Romë, blindohet kryeqyteti italian

by Java News
04/07/2019 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeqyteti italian është vënë nën masat e një plani të veçantë sigurie për të garantuar vizitën një ditore të presidentit rus, Vladimir Putin.

Prej mbrëmjes së djeshme qëndra e Romës është blinduar nga kontrollet e forcave speciale si dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda që transportojnë mbi 35 kuital mallra.

Rreth 1000 mijë forca policie do patrullojnë përgjatë rrugëve të lëvizjes së Presidentit rus si dhe në pikat strategjike në çatitë dhe lartësitë e Romës janë pozicionuar snajpera vëzhgues.

Presidenti Putin pritet të mbërrijë rreth orës 11:00 në aeroportin Fiumicino e do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, nga ministri i Industrisë Denis Manturov, e nga ministri i Kulturës Vladimir Medinsky.

Fillimisht presidenti rus do të takohet në Vatikan me Papa Françeskun. Kjo është vizita e tretë që Vladimir Putin zhvillon në Vatikan. Hera e fundit që Papa Françesku është takuar me presidentin rus ka qenë rreth  4 vite më parë.

Më pas Vladimir Putin do të vazhdojë vizitën e tij në takimet e larta insitucionale me Presidentin italian Sergio Mattarella e kryeministrin Giuseppe Conte.

Presidenti rus e kryeministri italian do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Vizita e presidentit Putin në Romë do të mbyllet me Forumin e dialogut Itali-Rusi që do të mbahet në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane.

Në fokusin e diskutimeve të axhendës së takimeve të Presidentit rus në Romë janë sanksionet ekonomike që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Rusisë me konseguencën e sanksioneve ruse ndaj eksportit italian.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane Corriere della Sera pak orë para vizitës së tij në Romë, Presidenti Putin shprehet se “marrëdhëniet me Italinë janë të veçanta e të konsoliduara me kohë me të gjithë drejtuesit e këtij shteti. Rusia, tha ai, nuk ka dashur asnjëherë të limitojnë lidhjet ekonomike me Italinë, por kundërpërgjigjja ndaj sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian nuk mund të ishte selektive.”

g.kosovari

Next Post
Basha për gazetën sllovene: Shqipërinë e shpëton vetëm demokracia!

Basha niset urgjent për në Luksemburg, vetëm 4 ditë para protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

October 20, 2026
Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com