• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Putin: Vetëm një i çmendur mund të imagjinojë që Rusia të sulmojë NATO-n

by
06/06/2015 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nuk ka qenë faji i Rusisë që raportet me vendet e Bashkimit Evropian u përkeqësuan, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë ekskluzive për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.

”Nuk ishim ne ata që kufizuam tregtinë dhe aktivitetin ekonomik. Kjo u bë kundër nesh dhe ne u detyruam të merrnim masa. Sidoqoftë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Italisë kanë qenë gjithmonë të privilegjuara si në politikë ashtu edhe në ekonomi”, thekson Putin.

Presidenti rus e sheh marrëveshjen Minsk 2 si rrugën e vetme për zgjidhjen e problemit të lindjes së Ukrainës.

“Por, jo gjithçka varet nga ne. Evropa dhe SHBA duhet të ndikojnë te Kievi për të respektuar atë që është arritur në Minsk”, thekson Putin.

“Vetëm një i çmendur apo një njeri që është në ëndërr mund të imagjinojë që Rusia mund të sulmojë NATO-n. Ndoshta dikush është i interesuar që të ushqejë këtë frikë. Ndoshta SHBA i frikësohet një afrimi mes Evropës dhe Rusisë”, shton ai.

“Politika jonë nuk ka karakter global, ofensiv apo agresiv. Po ju jap një shembull. Pranë brigjeve norvegjeze janë nëndetëset amerikane në shërbim të përhershëm. Koha që një prej raketave të tyre të arrijë Moskën është 17 minuta, në ndërkohë që SHBA janë larguar nga Marrëveshja mbi Mbrojtjen Kundërajrore”, thotë presidenti Putin.
“Ajo që ne bëjmë është t’u përgjigjemi kërcënimeve dhe këtë e bëjmë në mënyrë shumë të kufizuar. Dikur u propozova amerikanëve të ndërtonim një sistem antiraketor mes nesh, atyre dhe Evropës. Ky propozim u refuzua dhe na u tha se ishte projekt i kushtueshëm dhe nuk mund të përcaktojmë efikasitetin e tij”, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë ekskluzive për gazetën italiane ”Corriere della Sera”./ATA/

Next Post

Edhe Ridvan Haqifi e kishte grisur pasaportën e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In