• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Putin po blen kohë për të vrarë”, Kievi në zi për 23 viktimat, ministrat e BE mblidhen në Kopenhagen

by A R
29/08/2025 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë zie është shpallur në Kiev pasi sulmi i dytë më i madh ajror që prej fillimit të luftës shkaktoi të paktën 23 viktima, përfshirë 4 fëmijë. Kryebashkiaku i qytetit Vitali Klitschko, tha se po nderonin të vdekurit, teksa përpjekjet masive të kërkim-shpëtimit vijojnë pranë një pallati 5 katësh, ku u vranë 22 prej viktimave.

Sulmi gjeneroi kritika të ashpra ndërkombëtare, me kreun e shtëpisë së bardhë Donald Trump që tha se nuk ishte i lumtur, por as i befasuar, ndërsa Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der leyen, deklaroi se Rusia nuk do të ndalet nga asnjë, në terrorizimin e Ukrainës.

Ministrat e Mbrojtjes së BE takohen në Kopenaghë të Danimarkës për të diskutuar mbështetjen ushtarake për Kievin. Brukseli u shpreh veçanërisht i alarmuar për sulmin me raketa e dronë të Rusisë, pasi në të mbetën të dëmtuara edhe selitë e misionit të BE dhe Këshillit britanik në kryeqytetin ukrainas. Duke folur në prag të takimit të së premtes, ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë tha se presidenti rus po blen kohë për të vrarë më shumë njerëz.

“Shpresat për negociata të mundshme paqeje janë naive kur shohim se çfarë po ndodh në Ukrainë, ku 23 persona u vranë në Kiev, e ku u bombarduan misionet diplomatike. Gjithçka bën Putini është zvarritja, blerja e lirë e kohës për të vrarë më shumë njerëz”, tha Dovile Sakaliene.

Ministri estonez i Mbrojtjes Hanno Pevkur tha se garancia më e mirë për Ukrainën do të ishte anëtarësimi në NATO.

Gjatë natës së fundit u raportuan më pak luftime, edhe pse si Rusia ashtu edhe Ukraina folën për dhjetëra dronë të rrëzuar.

Kreu rajonal i Harkivit, Oleh Syniehubov bëri të ditur se 5 vendbanime në rajonin e tij ishin sulmuar, me një të vrarë në Kupyansk. Presidenti Trump shpresoi të organizonte një takim mes Zelenskit dhe putin për ti dhënë fund luftës, por përpjekjet kanë ngecur.

Next Post
Derbi shqiptarësh në Conference League, Drita dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët

Derbi shqiptarësh në Conference League, Drita dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com