• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin paralajmëron Bjellorusinë: Nëse ndërpret gazin për Europën, dëmton lidhjet me Moskën

by
14/11/2021 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbështetja e Rusisë për Bjellorusinë duket se e ka një vijë të kuqe, dhe është gazi. Numri një i Kremlinit, Vladimir Putin aleat i ngushtë i Bjellorusisë, paralajmëroi homolgun Aleksandër Lukashenko se nëse do të ndërpresë gazin për Europën, siç ka kërcënuar, rrezikon lidhjet me Moskën.

Putin tha se Lukashenko nuk ishte këshilluar me të përpara se të ngrinte si mundësi ndërprerjen e furnizimit me gaz.

“Në teori, Lukashenko, si president i një vendi tranzit mund të urdhërojë ndërprerjen e furnizimeve për Europën. Por kjo do të nënkuptonte shkelje të kontratës sonë për tranzitin e gazit dhe shpresoj të mos ndodhë. Nuk do të kishim asgjë të mirë nga kjo”, ishte deklarata e Putin.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko kërcënoi të enjten se do të hakmerret kundër çdo sanksioni të ri të Bashkimit Evropian ndaj vendit të tij lidhur me çështjen emigrantëve të bllokuar në kufi me Poloninë. Ai sugjeroi se mund të ndalojë transportimin tranzit të gazit rus dhe mallrave të tjera nëpërmjet Bjellorusisë.

Paralajmërimi i tij ndikoi në një rritje të përkohshme të çmimit të gazit në Evropë, e cila siguron rreth një të tretën e sasisë së gazit nga Rusia, përfshirë dhe përmes tubacionit Yamal-Europë, i cili kalon nga Bjellorusia, në Poloni dhe Gjermani.

Seksioni bjellorus i tubacionit Yamal-Evropë është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse, Gazprom. Analistët thonë se komentet e zoti Lukashenko për gazin ka të ngjarë të kenë venë në provë durimin e zotit Putin, ndërsa furnizimi me gaz nga Rusia ndodhet tashmë në qendër të debatit të nxehtë me Evropën.

/b.h

Next Post
Habit Jeff Bezos: Në të ardhmen, njerëzit do të lindin në hapësirë, pushimet do t’i bëjnë në tokë

Habit Jeff Bezos: Në të ardhmen, njerëzit do të lindin në hapësirë, pushimet do t’i bëjnë në tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In