• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin, gati t’i japë fund luftës? Do armëpushim në kufijtë aktualë të fushëbetejës

by Java News
24/05/2024 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus është gati ti japë fund luftës në Ukrainë, përmes një marrëveshje armëpushimi që do të njihte kufijtë aktualë në fushëbetejë. Kështu pretendojnë 4 burime ruse të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, sipas të cilave Putini është i përgatitur ta vazhdojë luftën nëse Kievi dhe perëndimi nuk i përgjigjen propozimit.

Tre nga burimet, që janë në dijeni të diskutimeve të nivelit të lartë në Kremlin, thonë se presidenti rus ka shprehur frustrim tek një grup i vogël këshilltarësh, mbi ato që i sheh si përpjekje të mbështetura nga Perëndimi për të prishur negociata e po ashtu lidhur me vendimin e Zelenskit për të përjashtuar mundësinë e bisedimeve.

“Putin mund të vazhdojë luftën për aq kohë sa do të nevojitet, por ai është gjithashtu i gatshëm për armëpushim, për ta pezulluar luftën”, thanë burime të cituara nga Reuters.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se ka biseduar me një total prej 5 personash që kanë punuar ose punojnë me Putinin në instancat e larta të qarqeve politike dhe të biznesit, por zyrtari i pestë nuk komentoi lidhur me ngrirjen e luftës në vijat aktuale të frontit. Zëdhënësi i Putin, Dmitri Peskov, duke ju përgjigjur kërkesës për koment, deklaroi se shefi i Kremlinit e kishte bërë vazhdimisht të qartë se Rusia ishte e hapur për dialog për arritjen e synimeve të veta, dhe se vendi nuk e donte një luftë të përjetshme.

Siç pretendojnë burimet, Putini beson se arritjet e deri tanishme në luftë ishin të mjaftueshme për ti shitur fitoren rusëve. Por aktualisht, mundësia e një armëpushimi e madje edhe bisedimeve të paqes duket e largët, teksa Zelenski zotohet të rimarrë territorin e humbur dhe refuzon dialogun me Putinin.

Një prej burimeve të cituara nga Reuters parashikon se marrëveshja nuk mund të arrihet për sa kohë Zelenski është në pushtet, përveçse nëse Moska do të zgjidhte ta anashkalonte atë duke e sigluar ujdinë me Uashingtonin./m.j

Next Post
Hetimet e SPAK për pastrim parash me pronat ‘frenojnë’ rritjen e çmimeve të apartamenteve, më pak spekulime në treg!

Hetimet e SPAK për pastrim parash me pronat ‘frenojnë’ rritjen e çmimeve të apartamenteve, më pak spekulime në treg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

“Jo veç të paguajmë dëme”/ Braçe kritikon menaxhimin e argjinaturave: S’mund të kthehemi në shtet që…

January 13, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In