Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se dëshironte shumë që presidenti amerikan Donald Trump, të ishte i pranishëm në Moskë, më 9 maj 2020, me rastin e festimeve për 75-vjetorin e fitores së trupave sovjetike të ”Ushtrisë së Kuqe” mbi ato naziste.
Putin deklaroi se pjesëmarrja e Trumpit në festime, në mes të fushatës zgjedhore, do të ishte një hap i drejtë dhe saktë.
“Nuk varet nga ne që ta vendosim, por nëse presidenti amerikan do të pranojë ftesën tonë, do të ishte kënaqësi të takoheshim në Moskë”, deklaroi udhëheqësi i Kremlinit.
/a.r











