Lufta e Rusisë ndaj Shtetit Islamik bëhet gjithnjë e më e pamëshirshme. Sipas një angjencie lajmesh në Iran, Putin ka urdhëruar gjeneralët e tij “Gjallë a vdekur, më sillni Al Baghdadin në Moskë”. Sipas Tansim news, Putin ka ndërmend ta ekzekutojë në publik Al Baghdadin.
Por në Rusi ekzekutimi me vdekje ndalohet prej 1996 dhe nuk dihet se si do ta kryejë një gjë të tillë Putin, do ndryshojë ligjin apo jo. Por Putin ka thënë se nëse Al Baghdadi do të vritet gjatë luftimeve, duhet t’i çojnë trupin e tij në Rusi. “Kërkesa e tij ka si qëllim vendosjen në vështirësi të amerikanëve dhe evidentimin e dështimit të koalicionit ndërkombëtar”, thotë agjencia e lajmeve.










