Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji po shijojnë publikisht romancën e tyre. Ndryshe nga postimet e shkuara ku kanë preferuar të rezervohen, këtë herë kanë treguar pak më shumë nga momentet mes tyre.
Gjatë një mbrëmjeje me miqtë e tyre në një restorant, Kreshniku ka postuar një video ku e puth këngëtaren në buzë. Videoja romantike është postuar edhe nga Dafina.
Kjo marrëdhënie duket se e ka frymëzuar edhe profesionalisht Dafinën. Para disa ditësh, në kanalin e saj në Instagram ku komunikon me fansat, ajo ka ndarë me ta një projekt të ri muzikor me të cilin po punon. Në disa vargje të këngës thuhet:
“Sa herë që të shoh,
Je qa kom lyp,
Se ti je my love,
E kom gjet qetsin”, dhe duket se mund të jetë një dedikim për dashurinë e re.