• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxha nxjerr videon: Zv.ministri grek vendos lule te varri i Kacifas, karshillëk i hapur ndaj shtetit shqiptar

by A R
31/10/2023 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha publikoi në emisonin “Të Paekspozuarit” videon e homazheve të zv/ministrit të Jashtëm të Greqisë, Jorgos Kociras, dy ditë më parë në varrezat e fshatit Bularat, në Dropull, kur vendosi një tufë me lule në varrin e Kostandin Kacifas, terroristit që qëlloi 5 vite më parë ndaj policisë shqiptare dhe mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Hoxha fajësoi shtetin shqiptar që lejon një ceremoni të tillë, duke cenuar ligjet, ndjenjat kombëtare, me një ceremoni që nderon një terrorist që sulmoi mbi policinë, njësoj si serbët në Banjskë të Kosovës, një muaj më parë.

Biseda në studio    

Artan Hoxha: Zv.ministri i jashtëm grek ka ardhur zyrtarisht në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare që zhvillohen në manastirin e Grykës së Këlcyrës.

Ylli Rakipi: Zv/ministri i jashtëm grek vë një tufë me lule te varri i Kacifas

Artan Hoxha: Po, po, te varri.

Ylli Rakipi: Dhe ne themi pse serbët mbajnë tre ditë zi për serbët e vrarë në Kosovë.

Artan Hoxha: Kjo video është një denoncim, jo më për autoritetet greke, por për shtetin shqiptar. Ceremonia zhvillohet në manastirin e grykës së Këlcyrës dhe në varrezat e ushtarëve grekë në Bularat. Zv.ministri i Jashtëm grek, Jorgos Kociras, që erdhi të nesërmen e ceremonisë së Ramës, është te varrezat e fshatit Bularat dhe te varri i Kostandin Kacifas, një personi që hapi zjarr mbi policinë shqiptare, me një kallashnikov të modifikuar me optikë ruse dhe qëlloi me blindëshpues mbi partullën e policisë së Dropullit. I shpëtoi Zoti.

Pra ky bëri të njëjtën gjë që bënë ata terroristët serbë që hynë në Banjskë. Të vish nga Greqia dhe në vend që të merresh me ceremoninë zyrtare që ka lejuar shteti, në territorin e tyre lejojnë që të bëhet një ceremoni e tillë, një karshillëk i hapur ndaj shtetit shqiptar, ndaj ndjenjave kombëtare, madje ndaj minoritetit grek, sepse shfrytëzohet një festë kombëtare greke për t’u marrë me një axhendë private. Kostandin Kacifas gjeti vdekjen në një shkëmbim zjarri me forcat e policisë shqiptare dhe ka qëlluar ai. I kam nxjerrë pamjet atëherë. Sheshi i Bularatit ishte i mbushur me flamuj grekë, ai ishte i veshur me uniformën e forcave speciale greke. Kur është arrestuar në Greqi për trafik droge, thanë se është trafikant shqiptar, dhe kur u vra në Shqipëri, se kishte edhe shtetësinë shqiptare dhe greke, ai sot është martir. Vangjel Dule ka mbajtur një fjalim aty.

Ylli Rakipi: Ku, në atë vend?

Artan Hoxha: Po, më datë 28 tetor. Dhe thotë se kemi ardhur këtu në 5 vjetorin e rënies së yllit të Vorio Epirit.

/a.r

Next Post
Përleshja në Kuvend/ Preç Zogaj: Skena të përsëritura, muzikë e vjetër!

Përleshja në Kuvend/ Preç Zogaj: Skena të përsëritura, muzikë e vjetër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

October 24, 2026
Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

October 24, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelensky: Negociata për paqen do mbahen në muajin nëntor! Takimi Ukrainë-Rusi-SHBA, në Abu Dhabi

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

October 24, 2026
“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

October 24, 2026
Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

October 24, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Pedagogu në auditor dhe deputeti në Kuvend

October 24, 2026
“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

October 24, 2026
Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh

Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In