• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Pushtet dhe nanoteknologji

by Artan Fuga
03/06/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Vitet e fundit, nga përgjimet me minikamerat e fshehta, kanë dalë raste kur politikanë dhe persona publikë të filmuar, janë gjendur në kushte abuzimi me detyrën, shfrytëzimi posti për të përfituar kënaqësira trupore dhe erotike, kryerje perversitetesh etike dhe erotike, ndofta edhe në rrethana mosrespekti për lidhjen e tyre familjare, ose edhe thjesht në kushte epshi natyror apo edhe qesharakë në mënyrën e kryerjes të aktit intim.

Pyetja jopolitike që bëhet është :

Janë bërë tani të pushtetshmit edhe më të papërmbajtur seksualë sesa më parë, bisha seksuale edhe më predatore sesa më parë, apo ashtu kanë qenë edhe më parë, por ngaqë nuk kishte nano-teknologji filmimi, kjo pjesë e jetës mbetur më larg syve të publikut, mbetej gjithashtu e padukshme dhe e pakapashme për ne?

Se mos kemi arritur në atë pikë që sa më shumë ta shohësh nga afër dikë që ka pushtet të abuzuar aq më shumë ai shfaqet edhe pa moral, abuzues seksual, i korruptuar, manipulues, i pangopur seksualisht, etj. Njerëz jemi de!

Pra, mos vjen jo nga fakti që janë shtuar këta tipat, por sepse është përsosur aftësia teknike e njeriut për t’i parë ata nga afër!

Më kujtohet se një ditë në plazh, në Durrës ku tjetër !, aty te “Breshka”, po haja një pjatë mish me patate. Papritur shoh me vêmendje brenda pjatês dhe gjej një mizë të vdekur. I thërras kamarierit : O çuno, ma ndërro pjatën, është me mizë! Kamarjeri gjithë djersë vrapoi aty, kërkoi ndjesë, mori pjatën dhe u kthye pas pak me një të re. Nisa të ha me qejf. kur pas lugës të trembëdhjetë, gjeta një krimb të gjallë këtë rradhë, fshehur pas një patateje me lëng. Përsëri thirra kamarierin. Krimb mor jahu! Këtë rradhë kamarieri i mërzitur më bërtit ai mua : O shoko, aman bre burrë, çfarë dreqin ke që shikon brenda pjatës! Ha pa parë dhe gjithçka është nê rregull !

Edhe ne te tani kështu!

Puna është se po merremi me këtë anën e pisët, erotike, amorale, brekëgrissur, tê personazheve publike dhe nuk po bëjmë më politikë.

Ja përse nanoteknologjia po na vret politikën.

Po shohim shumë në lëngun me mish me patate të ca individëve. Pse habitemi që gjejmë krimba dhe miza!

Prej kohësh kisha enigmën në studimet e mia se përse nga vendet me më shumë dhunë ndaj femrave dalin vendet nordike. Vendet nordike? Atje ku gruaja “dhunon” burrin!!! Vonë e kuptova më së fundi. Eshtë një artific statistikor. Atje gruaja edhe kur burri i vet në shtrat e shyn pak padashje në gjumë, rrezikon ta denoncojë atë për dhunë trupore, rregjistrohet statistikisht, kurse në ca vende të tjera, edhe përdhunimi më banal nuk rregjistrohet si i tillë, sepse ta zemë kur ta bën shefi quhet “vlerësim pune”

Po kështu kuptova më pas se përse qytetarët dikur dilnin më shumë të sëmurë sesa personat që jetonin në fshat! Kishin më shumë mundësi për t’u rregjistruar si të sëmurë kur shkonin në spiatal, kurse fshatarët e shkretë kush t’i rregjistronte si të sëmurë? Muji dhe Halili???

Ja pse politika ështê bërë si ne që sa më shumë perfeksionohen metodat e analizave të gjakut, sa më thellë shkojmë në kqyrjen e përbërjes kimike të gjakut tonë, aq më shumë rriten mundësitë që të zbulojmë probleme me qelizat tona. Jo më kot perëndimorët konsumojnë më shumë ilaçe sesa ne! Mos mendoni se janë më shumë të sëmurë sesa ne? Harrojeni!

Puna është se ne nuk shikojmë brenda pjatës me patate dhe me mish. Jemi në rregull!

Kështu edhe me politikën.

Më mirë ta kapërdijmë copën e patates së zjerë me lëng dhe thelën e mishit pa e parë se çfarë ka brenda. hani me sy mbyllur !

Përndryshe kam frikë se do të krijojmë idenë se po hamë patate me lëng krimbash e mizash!

Next Post

IKTM përfundon prishjen e ish ndërtesës së INSIG, i hapet rruga Unazës së Vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

August 18, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Protesta nuk është restorant

August 18, 2026
Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

August 18, 2026
Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

August 18, 2026
Moti ndryshon papritur, reshje shiu dhe shtrëngata në vend, ja parashikimi për ditën e sotme

Moti ndryshon papritur, reshje shiu dhe shtrëngata në vend, ja parashikimi për ditën e sotme

August 18, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Protesta ka përfunduar”/ Deklarata e fortë e avokatit: 21 Janari është drejt fundit, pritet arrestimi i Berishës

August 18, 2026
Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

August 18, 2026
Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com