• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pushohet nga puna, romi i verbër akuzon drejtoreshën për racizëm

by A R
18/01/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Bastriu, i verbër i grupit të dytë, nuk ka mundur ta ruajë vendin e punës në Qendrën Sociale Shkozë, edhe pse me shkollë të lartë dhe eksperiencë 10 vite në fushën e mbrojtjes sociale.

Prej disa ditësh, atij i është komunikuar nga drejtoresha e qendrës të mos paraqitet më në punë me argumentin se është i padisiplinuar në punë. Por vetë i verbëri ka një tjetër argument për arsyet e largimit nga puna, çka e lidh me faktin se ai i përket komunitetit rom dhe për më tepër është i verbër. Arbeni shkon dhe më tej duke akuzuar drejtoreshën e qendrës Kajame Sinani për racizëm të theksuar ndaj tij dhe komunitetit me ngjyrë, të cilit ai i përket.

Por sikundër dëshmon Arbeni shkaku kryesor i largimit të tij nga puna lidhet me vdekjen e foshnjës në barakat e Shkozës një muaj më parë, rast të cilin e ka asistuar menjëherë si dhe ka ndihmuar familjen e varfër rome me të holla për ta varrosur fëmijën, por fill pas kësaj vetëm një ditë më pas i është komunikuar shkarkimi nga detyra e punonjësit social.

Debati për heqjen e personit të verbër nga puna ka mbërritur deri tek institucioni i Avokatit të Popullit, i cili pas kontaktit me drejtoreshën e qendrës sociale Kajame Sinani i ka kërkuar kësaj të fundit që të mos largojë nga puna Arbenin duke i kujtuar edhe ligjin që mbron kategori të tilla të margjinalizuara sikundër janë te verbrit dhe romët.

Arbeni thotë se ngjarjen nuk do ta lërë me kaq dhe se kallëzimin e tij për drejtoreshën do ta dërgojë deri në Strazburg.

Ndërkohë vetë drejtoresha e Qendrës Sociale Shkozë, Kajame Sinani, nuk ka pranuar të sqarojë për News 24 arsyet e largimit nga puna të punonjësit të saj të verbër.

BW

Next Post

Adnan Januzaj, sms erotike këngëtares Emily Wademan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In