Pushohet çështja ndaj gjyqtarit Osman Aliu, u akuzua për fshehje të pasurisë
Gjykata e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes penale kundër gjyqtarit Osman Aliu, gjyqtar në Gjykatën e Kavajës, i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “…deklarimit të rremë të interesave private….” (pasurisë).
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të tij dhe dënimin me 1 milion lekë të reja gjobë. Por, në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës ka arritur në përfundimin se nuk ekzistojnë elementët e veprës penale dhe për këtë arsye vendosi pushimin e çështjes.
Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, zhvilloi hetime dhe dërgoi çështjen në gjykim, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).