• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pushkë ndaj kundërshtarëve të kryeministrit”/ Deputetët e PD në kor kundër Dumanit: Mashtrues ordiner, e urdhëron Rama

by E S
27/10/2025 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe shfrytëzuan dy minutëshin që kishin për ta sulmuar kryeprokurorin e posaçëm.

Nga foltorja e Kuvendit, lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë Ramën, teksa Altin Dumani ishte larguar pak minuta më parë nga salla.

Lucciano Bocci i kujtoi se Dumani kishte refuzuar ta priste gjatë fushatës elektorale kur drejtuesi politik në Shkodër donte të bënte një denoncim për zgjedhjet, ndërsa Belind Këllicci tha se edhe në seancën e sotme u konfirmua që SPAK është kthyer në pushkë goditëse ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës.

Sulmet e deputetëve të PD

Sali Berisha: Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ. Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit. Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre. Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot.

Jorida Tabaku: Si kryetare e Komisionit Hetimor të inceneratorëve kam sjellë 12 padi të veçanta, duke nisur nga kryeministri Rama. asnjë prej tyre nuk është sot para drejtësisë.

Lucciano Boci: Kur lexuat pyetjen “pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën”, kjo pjesa këtu (drejtohet nga PS) u gajas shumë. Dhe në fakt më shumë se unë, duhet të shqetësoheni ju pasi nëse ne u akuzojmë se si institucion jeni bërë instrument i pushtetit, këta e dinë shumë mire dhe e besojnë. Nuk e besojnë kurrë që ai kryeministër do vijë një ditë dhe do pyetet atje. Për çështjen e krimit zgjedhor në Shkodër, mu referuat që kam dhënë indicie. Ka ardhur kryetarja e PD-së në SPAK dhe është intimiduar se do akuzohet për kallëzim të rremë. Ndërsa unë u kam kërkuar takim dhe kam marrë përgjigje nga asistentja juaj se “nuk mund t’ju takoj”.
Klevis Balliu: Duhet të jemi më të sinqertë me qytetarët, të mos themi po hetojmë, por të themi po bëjmë sikur hetojmë që të na rrojë partia dhe të na rrojë qeveria.

Elda Hoti: Ju thatë se nuk bëni arrestime, po a bashkëpunoni ju me policinë e shtetit? Si ka mundësi që SPAK nuk verifikon rolin e kryeministrit në skemën e pastrimit të parave të karteleve dhe thotë nuk e njeh çështjen “Aruba”. Kjo është kapja e drejtësisë dhe zotit Dumani që nuk guxon të veprojë ndaj ministrave dhe aq më pak kur përmendet kryeministri.

Belind Këllici: Do të doja që drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të qëndronte këtu për të dëgjuar komentet e deputetëve të opozitës. Task-forca e SPAK është jo vetëm dështim, por është alibia e masakrës elektorale të 11 majit. U përdor Task-Forca e SPAK. Mua si drejtues politik nuk më është përgjigjur publikisht. Faktohet ajo që ne kemi kohë që themi, është kthyer në pushkë goditëse ndaj kundërshtarit politik të Edi Ramës.

Tedi Blushi: Sot dëgjuam jo një drejtues prokurorie, por një patronazhist në krye të një strukture që ka pasur dhe ka vetëm një qëllim: jo të ndëshkojë korrupsionin dhe krimin, por të godasë pluralizmin politik. Është bërë më shumë se një vit që Ilir Meta ndodhet në izolim ekstrem, i rrëmbyer në mënyrë kriminale për llogari të Ramës.

Next Post
Balla-opozitës: Ne nuk bëjmë avokatin e askujt nga familja jonë politike që po hetohet padrejtësisht

Balla-opozitës: Ne nuk bëjmë avokatin e askujt nga familja jonë politike që po hetohet padrejtësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

September 14, 2026
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i dëshpëruar është Putin!

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Kjo është gjuhë ultrasi, jo gjykatësi!”- Ngërçi i pagave, Rama reagon sërish: Askush s’e zëvendëson dot Parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot Legjislativin! Po sikur…

September 14, 2026
“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

September 14, 2026
Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

September 14, 2026
“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

September 14, 2026
Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

September 14, 2026
“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

September 14, 2026
Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

September 14, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com