• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

by E B
29/07/2026 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Erion Braçe ka vendosur ta rikthejë në shtator në Kuvend një propozim që, sipas tij, prej dy vitesh nuk po gjen mbështetje brenda mazhorancës socialiste. Ai kërkon sërish që grave me patologji gjinekologjike të diagnostikuara, si endometrioza dhe adenomioza, t’u njihet me ligj një ditë pushim e paguar, e dhënë vetëm me vlerësim të mjekut.

Shkas për reagimin e Braçes është bërë Mali i Zi, i cili u njeh grave dy ditë pushim gjatë ciklit menstrual. Deputeti socialist thotë se Shqipëria ka humbur dy vite pa e diskutuar seriozisht këtë nismë, edhe pse, sipas tij, brenda shumicës i është pranuar se bëhet fjalë për një propozim të drejtë.

“Unë kam dy vjet që lutem për një ditë, për të njohur dhe trajtuar një gjendje shëndetësore reale dhe periodike e të individualizuar te vajzat dhe gratë që vuajnë nga semundje te ndryshme  gjinekologjike qe ne periudhen e ciklit shkaktojne dhimbje te medha akute. Patjetër që duhet kohë, por kanë kaluar 2 vjet për t’u menduar. Duhet dhe më shumë? Spanja e bëri! Mali i Zi e bëri! Po ne? Kemi humbur 2 vjet kur mund ta kishim diskutuar, kur të gjithë më kanë thënë qartë që ‘është e drejtë por nuk marrim dot vendim tani.’ Kur do të marrim vendim? Në shtator do ta keni të shkruar në Kuvend. Do ta keni mbi tavolinat tuaja dhe pastaj mund ta diskutoni edhe 2 vjet të tjera. Secili prej nesh, secili prej jush ka gra dhe vajza që vuajnë”, thotë Braçe në videon e tij të postuar në rrjete sociale.

Braçe sulmoi edhe kundërshtarët e propozimit të tij, duke thënë se debati është zhvendosur te kostoja për bizneset dhe jo te problemi shëndetësor i grave.

Në Europë, Spanja u bë në vitin 2023 vendi i parë që miratoi leje menstruale të paguar për gratë që vuajnë nga menstruacione të dhimbshme. Së fundmi, edhe Mali i Zi ka vendosur t’u njohë grave dy ditë pushim gjatë ciklit menstrual, rast që Braçe e ka marrë si shembull për të kërkuar rihapjen e debatit edhe në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Next Post
Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit -

Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In