• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushimet verore/ Kosovarët braktisin Shqipërinë, vendin e tyre e zenë të huajt

by Java News
22/11/2017 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë për turizëm u rrit me ritme dyshifrore për 10 mujorin (21%), por gjithashtu baza e qëndrueshme e turizmit, vizitorët nga Kosova pësuan një rënie drastike këtë vit me 21 për qind. INSTAT raportoi sot se, rritja për vizitorët e huaj vijoi të ishte  e lartë edhe për muajin tetor, ndonëse kulmi i sezonit turistik ka përfunduar. Në muajin tetor numri i shtetasve të huaj që hynë në vend ishte 379.327 me një rritje 25,3 % në krahasim me tetorin e një viti më parë.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në dhjetëmujorin e 2017 është 4.604.010, duke u rritur me 7,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Por të huajt që vizituan Shqipërinë për qëllime për të pushuar u rriten me 21 për qind në 10 mujor.

INSTAT  shpjegoi se tetor 2017, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4 herë, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Anglia me 49,8 %.

Në dhjetëmujorin e 2017, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 73,9 % dhe rënie kanë pasur vetëm hyrjet nga Kosova me 21,1 %.  Agjencitë turistike të Kosovës pohuan se, rënia po krijohet nga ofertat me ulta të vendeve fqinjë dhe nga shërbimi ende i papërmirësuar në Shqipëri.

Pavarësisht rënies, shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë peshën më të madhe të hyrjeve, me 35% të totalit për 10 mujorin, në rënie të dukshme nga 47% që ishte kjo peshë në të njëjtë periudhë të një viti më parë.

Rritje të lartë kanë shënuar dhe turistët italianë, me 42%, të ndikuar nga artikujt e shumtë që kanë shkruar mediat italiane për bukuritë e Shqipërisë dhe çmimet e lira. Tituj të tillë si “peshk për 7 euro”, apo “plazhe si Karaibe” kanë dhënë efektin e tyre.

Risi këtë vit kanë qenë anglezët dhe polakët. Hyrjet nga shtetasit nga Anglia u rritën me 26% në 116 mijë persona, duke u renditur menjëherë pas Italisë. Ndërsa polakët, që këtë vit bënë bashkë më shumë se 10 hotele në Durrës, ku u ofrua modeli të gjitha të përfshira, u rritën me 74% për 10 mujorin në krahasim me janar-tetor të një viti më parë. Gjithsej 113 mijë polakë erdhën në vend në 2017-n. pavarësisht rritjes, pesha e tyre ndaj totalit të hyrjeve është vetëm 2.4%.

Daljet e shqiptarëve
Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Tetor 2017, janë 815.646, duke shënuar një rritje me 11,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2017, është 430.505. Krahasuar me Tetor 2016, ky numër është rritur 7,6 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në dhjetëmujorin e 2017 është 4.368.360, duke u rritur 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në muajin Tetor 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 81,0 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 14,3 % dhe detare zënë 4,7 %. (Marrë nga Monitor)

ma.me

Next Post
Antidoti kundër lajmeve të rreme

Antidoti kundër lajmeve të rreme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In