• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pushimet verore 2016, kush fitoi dhe kush humbi

by Aalison Pearse Stevens
13/08/2016 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frika prej sulmeve terroriste apo pasiguria politike i shtyn shumë turistë t’i shmangen Turqisë si destinacion turistik. Prej kësaj përfitojnë vende të tjera. Shumë turistë po u shmangen destinacioneve të dikurshme të preferuara në Turqi. Në muajin qershor – pra përpara përpjekjes së dështuar për grusht shteti – në Turqi kanë shkuar vetëm 2.4 milionë turistë të huaj, gati 41 për qind më pak se muajin e kaluar.

Vende të tjera po përfitojnë. Kështu Spanja po përjeton një bum të vërtetë. Edhe Ishujt Kanare, në fakt një destinacion klasik për periudhën e dimrit, kanë regjistruar në gjysmën e parë të vitit një rritje prej 13 për qind. Në Spanjë prenotimet janë rritur me njëmbëdhjetë për qind. Majorka dhe ishujt e tjerë të Baleareve kanë shënuar një rritje prej katër për qind. Fakti që rritja atje nuk është më e lartë, ka të bëjë me arritjen e kapaciteteve.

Edhe Italia pret gjithashtu një verë rekord – kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës brenda vendit. Sipas vlerësimeve të Shoqatës së Hotelerisë Federalberghi rreth 33.3 milionë turistë italianë duan ta kalojnë verën në Itali, një shifër kjo 9.5 për qind më shumë se vitin e kaluar. Përveç Italisë dhe Spanjës në radhën e fituesve janë edhe Greqia, Portugalia dhe Bullgaria. Greqia pret një rekord deri në 27 milionë turistë nga jashtë. Bullgaria ka shënuar sipas Ministrisë Turizmit në gjysmën e parë të vitit numrin më të madh të turistëve që prej dhjetë vjetësh. Vetëm nga Gjermania aty kanë shkuar 62 për qind më shumë turistë në muajin qershor. Për Portugalinë, numri i rezervimeve nga Gjermania shënoi në fund të qershorit një rritje prej 17 për qind.
Edhe në Gjermani numri i vizitorëve dhe i turistëve nga brenda dhe jashtë vendit është rritur në gjysmën e parë të vitit me tre për qind. Nëse veprat e dhunshme në Vyrcburg, Mynih dhe Ansbah kanë pasur pasoja, kjo nuk mund të thuhet deri tani, sepse ato ndodhën në korrik. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për anulime udhëtimesh nga ana e turstiëve të huaj, njofton organizata DZT /GNTB që është përgjegjse për marketingun e Gjermanisë si destinacion turistik.
ma.me
Next Post

Video/ Vrasja në Mirditë, pamjet si u arrestua autori i krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In