• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punonjësit e AMK dhurojnë gjak, Veliaj: Volumi i gjakut të dhuruar u rrit me 250%

by Java News
22/08/2018 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i bashkohen thirrjes së Aleancës për Dhurimin Gjakut, duke u sensibilizuar me institucionet e tjera të Bashkisë së Tiranës, të cilat gjatë verës dhuruan gjak për të sëmurët talasemikë dhe personat e tjerë në nevojë. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi të gjithë punonjësit e AMK-së, që iu bashkuan thirrjes për dhurimin e gjakut dhe shtoi se kontributi i tyre dhe i gjithë kolegëve të tjerë të bashkisë ka bërë të mundur që, edhe gjatë verës kur ndjehet më shumë problematika e mungesës së gjakut, të mos ketë më një problem të tillë.

“U jam pafundësisht mirënjohës të gjithë kolegëve të Bashkisë së Tiranës, sot Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilët gjatë gjithë verës, pavarësisht periudhës së lejeve, jo vetëm që s’kanë lënë mangët asnjë punë në Tiranë dhe siç e shikoni është hapur çdo kantier në qytet, por ajo që është më e rëndësishme, kanë qenë të parët për të dhuruar gjak. Nga statistikat që na u ofruan nga Kryqi i Kuq me rritjen 250% të dhurimeve të gjakut gjatë sezonit të verës falë kontributit të Bashkisë Tiranës, është fakt se kemi kaluar me sukses një nga sfidat që tipikisht ndodhin çdo verë, ku prej largimit të pushuesve kemi pasur ulje të dhurimeve dhe kemi pasur shumë problematika kryesisht nga aksidentet, nga të sëmurët me talasemi dhe ata që kanë nevojë për gjak”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se kjo fazë emergjente e dhurimit të gjakut duhet të vazhdojë me angazhimin e të gjitha institucioneve, për ta kthyer në një traditë të përhershme. “Besoj se për këtë fazë të emergjencës Bashkia e Tiranës e ka kryer misionin e saj dhe kemi kaluar një verë realisht të menaxhuar mirë, me këtë frymë solidariteti. Tani do të kalojmë nga një fazë emergjente, në një fazë rutinë ku çdo institucion i bashkisë, në mënyrë kalendarike, 1 herë në 3-4 muaj, të dhurojë gjak; pra, të kalojmë nga zgjidhja e emergjente në një situatë ku edhe mund të parashikojmë se cilat do të jenë volumet e gjakut të dhuruar”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj deklaroi se çdo punë, çdo investim i bërë nga bashkia, është i rëndësishëm, por në çdo rast aseti më i rëndësishëm janë njerëzit. “Në një qytet është shumë e rëndësishme të kemi asfalt, ndriçim, pemë, trotuare, por aseti më i madh janë njerëzit dhe kur Bashkia e Tiranës e merr seriozisht këtë, sigurisht që do të bëjë mirë edhe punët e tjera.

Kështu që, u jam pafundësisht mirënjohës të gjithë kolegëve që iu përgjigjën kësaj thirrje dhe mezi pres që të vazhdojmë të jemi institucioni numër një, shembullor si në çdo punë tjetër, edhe në këtë drejtim”, përfundoi ai. Drejtoresha e AMK-së, Rudina Hoxha theksoi se ky institucion e ka kthyer tashmë në traditë dhurimin e gjakut. “Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit i është përgjigjur thirrjes sot, ndërkohë si institucion tashmë e kemi kthyer në traditë. Është e hera e dytë që ky institucion dhuron gjak.

Dua të them që vihet re një sensibilizim nga të gjithë punonjësit dhe realisht e kanë kuptuar që dhënia e gjakut shpëton një jetë”, tha ajo. Përfaqësuesja e Kryqit të Kuq falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj që u bënë pjesë e Aleancës për Dhurimin e Gjakut. Kjo nismë, tha ajo, ka ndikuar fort në promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut, në rritjen e dhuruesve vullnetarë të gjakut dhe për pasojë edhe në plotësimin e nevojave të gjakut në këtë periudhë vere, kur nevojat janë të shumta.

a.ç

Next Post
Pastori që futi në sherr SHBA-Turqi, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese

Pastori që futi në sherr SHBA-Turqi, çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“T’ia kursejmë shtetit lojërat e tallavasë”- Çështja e SHISH, analisti Leka: Opozita po bën autogola! Do që ta keqpërdorë situatën

“T’ia kursejmë shtetit lojërat e tallavasë”- Çështja e SHISH, analisti Leka: Opozita po bën autogola! Do që ta keqpërdorë situatën

October 1, 2026
Greqia i kërkon BE-së të lehtësojë rregullat fiskale ndërsa kriza energjetike thellohet -

Greqia i kërkon BE-së të lehtësojë rregullat fiskale ndërsa kriza energjetike thellohet

October 1, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Rishikohen masat e sigurisë! Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg (VIDEO)

October 1, 2026
Mazniku mbron Territorialen me 46 bashki: Propozimi i PD, si në kohën e komunave, me vulë në çorape! Reforma bëhet për hallin e qytetarit dhe jo ofiqarit (VIDEO)

Mazniku mbron Territorialen me 46 bashki: Propozimi i PD, si në kohën e komunave, me vulë në çorape! Reforma bëhet për hallin e qytetarit dhe jo ofiqarit (VIDEO)

October 1, 2026
Kriza politike në Kosovë/ Kurti pas takimit me kreun e KE, Ursula von der Leyen: Sot nisim komunikimet me opozitën për Presidentin e ri

Kriza politike në Kosovë/ Kurti pas takimit me kreun e KE, Ursula von der Leyen: Sot nisim komunikimet me opozitën për Presidentin e ri

October 1, 2026
VIDEO/ Moti i keq godet Kretën, përmbytje dhe dëme të shumta

VIDEO/ Moti i keq godet Kretën, përmbytje dhe dëme të shumta

October 1, 2026
Marrëveshja ‘Artemis’, SHBA përshëndet Shqipërinë

Marrëveshja ‘Artemis’, SHBA përshëndet Shqipërinë

October 1, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Pse vjen kaq dëndur Von der Leyen në Tiranë?

October 1, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Integrimi/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

October 1, 2026
Liga e Kombeve/ Transferta e kuqezinjve në Finlandë, Maran “kthehet” te Bjellorusia! Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën direkte

Liga e Kombeve/ Transferta e kuqezinjve në Finlandë, Maran “kthehet” te Bjellorusia! Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën direkte

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com