• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punimet për aeroportin e Vlorës, mbërrijnë materialet/ Banorët i presin duke i rënë borisë si shenjë gëzimi

by Java News
20/11/2021 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë mbërritur gjatë natës në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me materialet e para për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet. Kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me boria makinash, si shenjë gëzimi për nga ku pritet që të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar në këtë qytet. Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë paralajmëroi se punimet do të nisin shumë shpejt dhe tha se do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar për vendin si dhe do të ketë kapacitete fluturimesh transoqeantike.

‘Për pak ditë më në fund, pas një kalvari të vërtetë ne do të bëjmë të njëjtën gjë si sot, duke ngritur kantierin e aeroportit drejt Vlorës. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar, do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar si një aeroport i një kategorie të lartë, ndër më të lartat sipas standardeve europiane, që do të ofrojë fluturime kudo, edhe kapacitet fluturimesh transoqeanike dhe shërbime të cilat ende sot nuk i ka aviacioni civil shqiptar që do të jenë të mundura dhe në aeroportin tjetër Nënë Tereza. Një port për jahtet që përsëri është një tjetër motor për ekonominë e vendit. Këto janë të gjitha ‘fabrika buke’ që sjellin hallka të reja të zinxhirit të vlerës.”, tha Rama.

Më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën./ shqiptarja.com

1637391601_page.jpg

Materialet e para për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

g.kosovari

Next Post
KE i bën thirrje Serbisë: Hiqni muralin kushtuar Ratko Mladiçit

KE i bën thirrje Serbisë: Hiqni muralin kushtuar Ratko Mladiçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In