• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punimet në shtëpi, rastet që nuk kanë nevojë për leje

by A R
01/09/2016 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do të ndërtosh apo të kryesh punime në shtëpi, kërkesën për leje mund ta kryesh vetëm nëpërmjet sistemit online.

Duke nisur nga sot, aplikimet dorazi do të jenë një kapitull i mbyllur, pasi të gjitha procedurat do të kryhen nëpërmjet portalit “e-albania” në internet.

“Më 1 shtator nuk do të keni më nevojë të sorollateni nëpër zyra për të aplikuar për një leje ndërtimi. Nga kompjuteri juaj, lehtësisht tani mund të aplikoni në portalin “e-albania” nëpërmjet 20 shërbimeve online në kuadrin e lejeve të ndërtimit. Kjo platformë elektronike thjeshton procedurat, rrit transparencën dhe lehtëson praktikat e komunikimit të qytetarit me administratën shtetërore”, ka shkruar ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, në rrjetet sociale.

Nëpërmjet shërbimit të ri, që do të nisë zbatimin që sot, do të reduktohet edhe koha e pritjes. Për aprovimin e lejes nuk do të duhen më 60 ditë sa ka qenë më parë, por vetëm 45 ditë. Qytetarët do të njoftohen me e-mail për lejen, ndërkohë që në mënyrë të vazhdueshme ata do të vihen në dijeni për ecurinë e aplikimit. Gazeta boton sot të gjithë hapat që do ndiqen, si edhe kategoritë e punimeve që nuk kanë nevojë për leje, bazuar në rregulloren e re për zhvillimin e territorit, miratuar pak muaj më parë nga qeveria. Kështu, aprovim nga Bashkia nuk duhet vetëm për leje ndërtimore apo zhvillimore, por edhe në rastet kur kryhen punime të ndryshme.

Për këto të fundit depozitohet një deklaratë paraprake po nëpërmjet sistemit online. Kështu, hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme, ndryshimi i mureve ndarës dhe i mjediseve për shërbime higjienike janë punime që nuk mund të kryhen pa marrë më parë leje pranë njësisë së qeverisjes vendore.

Në këtë kategori është edhe vendosja e paneleve diellore, si edhe vendosja e reklamave në fasadat e shtëpisë për qëllime biznesi. Nga ana tjetër, zëvendësimi apo riparimi i dritareve, dyerve, qepenave, ballkoneve, tarracave dhe mureve ekzistuese janë raste që nuk kanë nevojë për konfirmim. Po ashtu, rifreskimi i lyerjes, suvatimit, vendosja e hekurave mbrojtës në dritare dhe e tendave të diellit janë ndërhyrje që qytetarët kanë dorë të lirë për t’i kryer.

PUNIMET QË NUK KANË NEVOJË PËR LEJE

Ndërhyrje të jashtme

• rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;

• pastrimi i fasadave;

• riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;

• zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;

• riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;

• riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;

• vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;

• vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave; sistemimi i oborreve;

Ndërhyrje të brendshme:

• riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;

• riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;

• riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë.

HAPAT PËR TË APLIKUAR PËR LEJE NDËRTIMI ONLINE

Aplikimi për leje do të kryhet vetëm online në portalin “e-albania”

• Aplikuesi do të plotësojë hap pas hapi të dhënat e kërkuara lidhur me:

– llojin e kërkesës që paraqet (p.sh. leje ndërtimi, shtyrje afati, leje përdorimi, plotësim dokumentacioni etj);

– llojin e kategorisë së ndërtimit (standarde apo kompleks);

– nëse është procedurë e përshpejtuar; (d) të dhënat e pronës ku ndërtohet.

• Sistemi do të mund të lidhet dhe marrë automatikisht të dhëna nga regjistrat e gjendjes civile dhe QKR

• Dokumentacioni i nevojshëm për shqyrtimin e kërkesës do të ngarkohet online nga aplikuesi, pasi të jetë nënshkruar prej personave përkatës me firmë elektronike, bashkë me një deklaratë të vetë aplikuesit lidhur me vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumentit të ngarkuar në sistem

• Gjatë gjithë procesit, aplikuesi do të njoftohet me email lidhur me statusin e aplikimit të tij dhe do të marrë po kështu me e-mail njoftim për të gjitha vendimet që do të merren lidhur me aplikimin e tij

• Pas dërgimit të aplikimit, sistemi do të njoftojë nëpunësit e Bashkisë kompetente ose të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në rastin e lejeve të Këshillit Kombëtar të Territorit

• Për shqyrtimin e kërkesës, nëpunësi i bashkisë e dërgon aplikimin përmes sistemit edhe në institucionet e tjera përgjegjëse dhe merr mendimet e tyre po ashtu përmes sistemit

• Në përfundim të procesit, kërkesa bashkë me raportin teknik të nëpunësit përgjegjës, i drejtohet për mendim kryetarit të Bashkisë.

Nëse ky i fundit e vlerëson pozitivisht kërkesën, aplikuesit i kërkohet të vijojë me pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë

• Në fund, pas vërtetimit të pagesës, kryetari i Bashkisë firmos lejen, e cila i dërgohet aplikuesit në llogarinë personale tij në portalin e-albania dhe i njoftohet me e-mail /Panorama/

Next Post
Ekzekutohet me plumb ne gjoks biznesmeni shqiptar, u vra te dera e restorantit të tij

Ekzekutohet me plumb ne gjoks biznesmeni shqiptar, u vra te dera e restorantit të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

May 15, 2026
Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

May 15, 2026
Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

May 15, 2026
Peleshi komenton bashkimin PS-PD për BE-në: Konsensusi është forcë, jo dobësi

Peleshi komenton bashkimin PS-PD për BE-në: Konsensusi është forcë, jo dobësi

May 15, 2026
Telefoni i gazetarit ndërpret konferencën, Lavrov: Do nxjerrin armën

Telefoni i gazetarit ndërpret konferencën, Lavrov: Do nxjerrin armën

May 15, 2026
Britania jep dritën jeshile, “Fania i Beratit” do të ekstradohet, rrëzohet pretendimi për atentate

Britania jep dritën jeshile, “Fania i Beratit” do të ekstradohet, rrëzohet pretendimi për atentate

May 15, 2026
Rama: Shqipëria pjesë e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për sigurinë kibernetike

Rama: Shqipëria pjesë e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për sigurinë kibernetike

May 15, 2026
Monitorim nga ajri për kultivimin e drogës, Policia nis fushatën me Guardia di Finanza

Monitorim nga ajri për kultivimin e drogës, Policia nis fushatën me Guardia di Finanza

May 15, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Miratimi i rezolutës me konsensus, Berisha: U përfshinë kërkesat e PD, asnjë vlerësim për qeverinë

May 15, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Mbani mend këtë datë! Astrologia paralajmëron shenjat: Javë pozitive, por kujdes nga gabimet…

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In