• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punimet në lotin 3 në Durrës/ Balluku: E gjithë zona ka një plan zhvillimi, i cili është industrial dhe urban

by
12/05/2021 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve  në lotin 3 të rrugës Porto Romano-Durrës si dhe respektimin e afateve kontraktuale për dorëzimin e kësaj vepre.

Ministrja Balluku theksoi se investimi që po bëhet në infrastrukturë i përgjigjet zhvillimit të zonës, si nga ana industriale përmes projekteve që janë parashikuar, ashtu edhe nga ana urbane.

“E gjithë zona ka një plan zhvillimi, i cili është plan industrial. Në zonën e Spitallës ne kemi përfunduar procedurën, është firmosur edhe kontrata, përsa i përket ndërtimit të parkut të dytë fotovoltaik më të madh në vend, atë të Spitallës i fituar nga kompania franceze Voltalia me 100 megavat, ku shteti do të përfitojë 70 megavat nga e gjithë sasia. Ndërkohë janë 60 hektarë, të destinuara për të kryer funksionet e përpunimit të të gjitha mallrave, që do të vijnë nga porti i ri, i cili do të lidhet me anë të kësaj rruge por edhe me anë të një linje të dedikuar hekurudhore. Nga ana tjetër, pjesa e Eco Parkut tani duke mbyllur të gjithë landfillin që ka qenë jashtë kontrollit për vite të tëra edhe duke krijuar edhe mundësinë e përmirësimit të mjedisit këtu, do t’i japë mundësinë qytetit të Durrësit të zhvillohet edhe nga ana urbane në këtë zonë”, u shpreh Balluku.

Rruga do të jetë e kategorisë A duke krijuar kështu mundësinë për të përballuar trafikun e automjeteve të cilat parashikohet të kalojnë në të, ndërsa është bërë e mundur edhe ndërhyrja në kanalet kulluese për të evituar përmbytjet në zonë.

“Ajo që për ne është shumë e rëndësishme, është që të ruhen afatet kontraktuale dhe në fund të shtatorit ne të kemi këtë vepër të dorëzuar, në funksion të automjeteve dhe të qytetarëve që kërkojnë ta aksesojnë”, shtoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Aksi rrugor Porto Romano-Durrës ka një gjatësi totale prej 8.16 kilometrash. Dy lotet e para të kësaj vepre kanë përfunduar./ b.h

Next Post

Do të ishin qetësuar

Comments 1

  1. Zeno Mane says:
    5 years ago

    Të gjithë ministrat, janë bërë si aktorë.
    Dalin çdo ditë në TV medemek po punojnë,,por në fakt, ata aktrojnë.
    Nuk bëhet,puna kështu, duke dalë,ministrat orë e çasr në tv.
    Nuk po lënë rradhë,për Edi Ramën.

    Reply

Leave a Reply to Zeno Mane Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In