• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Punësonin vajzat si modele, e pastaj prostituta, rrëfehen motrat tutore

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ina dhe Armonela Qama, motrat e arrestuara pak ditë më parë nga operacioni policor i koduar “Rekrutimi”, do të hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e Prokurorisë për caktimin e kësaj mase sigurie ndaj dy motrave 23 dhe 25- vjeçare. Ato dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti rekrutimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit brenda dhe jashtë vendit, duke iu premtuar atyre punësim në agjenci mode, apo në lokale nate.

Masë sigurie “arrest në burg” u caktua edhe për dy nga të arrestuarit e tjerë nga i njëjti operacion, Ledian Gjoni dhe Ardit Shmilli. Ndërsa për të dyshuarin Zamir Hodo, Gjykata vendosi lirimin e tij nga qelia, duke i caktuar masën “detyrim për paraqitje”. Hodo është shoferi i taksisë ku gjendeshin të dyshuarit e tjerë në momentin e arrestimit të tyre pranë pikëkalimit kufitar të Morinit, nga ku do të kalonin me destinacion Gjermaninë.

MOHIMI Në pesë seanca me dyer të mbyllura, të zhvilluara në orët e mesditës, të gjithë të arrestuarit e operacionit “Rekrutimi” mohuan të kenë lidhje me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”.

Seanca e parë në radhë ishte ajo në ngarkim të 25- vjeçares Armonela Qama. Burime pranë Gjykatës konfirmuan se ajo e ka përjashtuar veten nga dyshimet e ngritura nga Prokuroria. Burime pranë Gjykatës pohuan se në sallën e gjyqit Armonela Qama mohoi të kishte lidhje me akuzën.

“Unë jetoj në Poliçan, ku kam dy prindërit e mi të sëmurë. Vij në Tiranë për të takuar motrën time. Nuk kam shfrytëzuar ndonjë vajzë”, mësohet të ketë thënë Armonela.

Po sipas burimeve, motra e saj ka pretenduar se nuk ka detyruar ndonjë vajzë të prostituojë, ndërkohë që nuk kanë komentuar njohjen me të arrestuarit e tjerë.

Ledian GjoniLedian Gjoni

AKUZA

Nga ana tjetër, gjatë leximit të aktakuzës, përfaqësuesi i Prokurorisë, Ervin Karanxha, ka theksuar se të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqipëri, kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimin për prostitucion, si dhe dërgimin e tyre drejt shtetit gjerman të dy shtetaseve M.TH dhe A.P.

Sipas Prokurorisë, dy motrat Qama rekrutonin vajza të reja për prostitucion. Pas kryerjes së “favorit”, një pjesë e pagesës së klientit merrej prej tyre. Nga hetimi ka rezultuar se joshja e vajzave për t’i dërguar jashtë kufirit bëhej duke iu krijuar atyre idenë se do të punësoheshin në Gjermani në agjenci mode dhe në lokale nate.

HETIMI

Sipas hetimeve, dyshohet se në rrjetin e shfrytëzimit dhe trafikimit të vajzave për prostitucion rolin kryesor e kanë pasur motrat nga Skrapari.

Zamir HodoZamir Hodo

Dy vajzat dyshohet se janë ndihmuar edhe nga djemtë e arrestuar, për të përzgjedhur vajzat që i “punësonin”, fillimisht në kryeqytet e më pas i nisnin drejt Gjermanisë. Rekrutimi bëhej kryesisht në lokale të ndryshme nate në Tiranë.

Hetuesit kanë dyshime se ishin dy motrat, Ina dhe Armonela Qama, që u afroheshin vajzave të ndryshme pasi i studionin sjelljet e tyre dhe gjykonin se ishin të përshtatshme për punën që do të kryenin në të ardhmen.

Dy vajzat e akuzuara si tutore u prezantonin vajzave në nevojë idenë se ato do të punësoheshin në agjenci mode, por gjatë takimeve të mëvonshme dhe bisedave mes tyre, Ina dhe Armonela Qama u kërkonin vajzave të ushtronin prostitucion.

Kur ky aktivitet kryhej në Shqipëri, ishin tre djemtë e arrestuar që kujdeseshin për mbledhjen e parave dhe ndarjen e fitimit pasi gjenin edhe klientë për prostitutat. Ndërkohë për rastet kur vajzat dërgoheshin jashtë shtetit, tre djemtë organizonin transportimin e tyre deri në destinacion ku fillonin punën e shfrytëzimit seksual.

Grupi kriminal mësohet se synonte që vajzat t’i shfrytëzonte fillimisht në Tiranë e më pas jashtë vendit. Klientët zakonisht gjendeshin nga Ardit Shmilli, i cili ishte bashkëpunëtori më i afërt i dy motrave, por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni.

Transporti i vajzave në vendet e ndryshme ku ushtrohej prostitucion bëhej me taksi, që drejtohej nga bashkëpunëtori tjetër i tyre, Zamir Hodo. I tillë ishte edhe rasti i së dielës kur policia ndërhyri në momentin kur tre djemtë po trafikonin nga Shqipëria në Kosovë përmes Kukësit dy vajza që kishin prerë biletat e udhëtimit për në Gjermani.  ma.me

Next Post
(VIDEO) Kërkon “falje” me 20 mijë lekë te polici rrugor, por … e pëson!

(VIDEO) Kërkon “falje” me 20 mijë lekë te polici rrugor, por … e pëson!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja ‘Artemis’, SHBA përshëndet Shqipërinë

Marrëveshja ‘Artemis’, SHBA përshëndet Shqipërinë

October 1, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Pse vjen kaq dëndur Von der Leyen në Tiranë?

October 1, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Integrimi/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

October 1, 2026
Liga e Kombeve/ Transferta e kuqezinjve në Finlandë, Maran “kthehet” te Bjellorusia! Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën direkte

Liga e Kombeve/ Transferta e kuqezinjve në Finlandë, Maran “kthehet” te Bjellorusia! Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën direkte

October 1, 2026
Dua Lipa del në mbrojtje të Palestinës: Është e rrezikshme, por jam përgatitur

Dua Lipa refuzon “betejën e Britanisë”, Këngëtarja shqiptare nuk do këndojë në duelin Fury-Joshua

October 1, 2026
Zjarr i madh në Libofshë, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi drejt tokave bujqësore

Zjarr i madh në Libofshë, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi drejt tokave bujqësore

October 1, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“E keqja banale është shndërruar në sistem!”- Berisha vijon nxirjen e Shqipërisë në Strasburg: Narkoshteti i vetëm në Evropë! Pluralizmi i zëvendësuar nga burokracia

October 1, 2026
EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

October 1, 2026
Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

October 1, 2026
Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com