• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Punësimi sezonal, Italia hap mbi 30 mijë vende pune

by A R
03/03/2017 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia edhe këtë vit “mbyll kufinjtë” për emigrantët. Në dekretin për punonjësit sezonal, numri i kuotave është caktuar 30.850.

Edhe nëse rimëkëmbja ekonomike do t’i japë frymë tregut të punës, do të përfitojnë të papunët italianë e të huaj që jetojnë tashmë në Itali, dhe jo emigrantë të tjerë të rinj. Kryesisht parashikohen ardhje të reja për punë sezonale dhe konvertime lejeqëndrimesh. Nga teksti i dekretit të flukseve 2017, që pritet të botohet ditët e ardhshme në Fletoren Zyrtare, duket që nuk ka surpriza.  Dekreti vë në dispozicion 30.850 kuota, të ndara si në vijim:

17.000 hyrje për punonjës sezonalë për sektorin bujqësor dhe turistik (2.000 nga këto u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare). Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka,  Sudani, Ukraina dhe Tunizia. Shtetësia nuk ka rëndësi për ata që kanë qenë këtu si sezonalë gjatë viteve të shkuara.

500 hyrje për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin;

100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;

2.400 hyrje për punonjës të pavarur

Konvertime

Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur i:

5.750 lejeqëndrimeve për punë sezonale; 4.000 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;  500 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane; Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të: 500 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional; 100 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane. Edhe këtë vit kërkesat e punësimit dhe të konvertimit të lejeve të qëndrimit do të paraqiten online. Por më parë duhet pritur botimi në Fletoren Zyrtare të dekretit dhe udhëzimet e ministrive të Brendshme dhe të Punës që do të gjeni menjëherë edhe te Shqiptari i Italisë. /b.d

Next Post
Nji analizë antropologjike e çadrizmit: Zëvendësojeni atë çadër me nji akuarium ma mirë

Opozita i përgjigjet ftesës së shumicës, shmang kërkesën për qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

October 20, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

October 20, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

October 20, 2026
Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

October 20, 2026
“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com