• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punësimi në Gjermani, procedura e re për shqiptarët zgjat vetëm 14 ditë

by Java News
29/03/2019 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shumtë janë shqiptarët që duan të emigrojnë drejt Gjermanisë në kërkim të një pune. Për disa vite me radhë shteti gjerman ka nxjerrë mijëra vende pune vakante ku edhe shqiptarët janë të pritur që të shkojnë për të punuar ku sigurisht edhe pagat janë tepër të kënaqshme.

Prandaj shumica e të rinjve shqiptarë kanë lënë vendin e tyre, familjet dhe kanë sakrifikuar edhe të ardhurat e tyre monetare për të ikur drejt Gjermanisë. Që prej nëntorit të vitit 2017, procedurat e vizave të punës për shtetasit e Ballkanit Perëndimor janë më të thjeshta dhe realizohen brenda një etape disa ditore.

Kur rregullorja për rajonin hyri në fuqi, më 1 janar 2016, procedura për të tilla raste ishte e dyfishtë. Punëmarrësit paraqitnin kërkesë për vizë te përfaqësitë e Gjermanisë në vendet e tyre, e njëkohësisht punëdhënësit kërkonin leje paraprake te Zyra e Punësimit në vendndodhjen e kompanisë, e kjo bënte që procesi të zgjaste me muaj të tërë.

Ministria e Jashtme Gjermane ka deklaruar:

“Tanimë ai është thjeshtuar, sepse miratimi paraprak nga Zyra e Punësimit nuk është më i nevojshëm.”

Sipas tyre mjafton që kandaidati të paraqesë në Ambasadën e Gjermanisë të gjitha dokumentet e nevojshme, duke përfshirë edhe vërtetimin nga punëdhënësi. Pasi të jenë dorëzuar dokumentet në konsullatë, kontrollohen nga autoritetet përkatëse në Gjermani, e nëse kushtet plotësohen, atëherë jepet edhe viza.

Një prej verifikimeve të bëra është nëse ka ndonjë shtetas gjerman ose europian me të njëjtin kualifikim që ka aplikuar për të njëjtin vend pune, për këtë arsye dokumentet u dërgohen edhe zyrave të punës.

Verifikimi, normalisht nuk zgjat më shumë se 14 ditë. Nëse ka vonesa, atëhere kjo lidhet me rrethanat individuale të aplikuesit.

Kushtet që duhen plotësuar për marrjen e vizës së punës kanë mbetur të njëjtat. E ndërsa punësimi në ndërtim ose gastronomi nuk kërkon as njohuri gjuhe e as njohuri profesionale.

Vetëm për infermierët ose kujdestarët mjekësorë kërkohen njohuri gjuhe dhe dëshmi licencimi ose diploma të shkollës profesionale.

/a.meta

Next Post
Fushë-Krujë/ I hedhin në erë makinën, verifikohen konfliktet e 43-vjeçarit

Fushë-Krujë/ I hedhin në erë makinën, verifikohen konfliktet e 43-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

November 12, 2026
Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

November 12, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In