• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punësimi i 1 mijë studentëve në administratë, si do bëhet përzgjedhja dhe dokumentet

by Java News
27/12/2018 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së djeshme vendimin për punësimin e 1 mijë studentëve ekselentë në administratën publike, pa konkurs. Vendimi është miratuar në kuadër të premtimit të përsëritur të kryeministrit Edi Rama për punësimin e studentëve me rezultate të shkëlqyer në administratën e shtetit. Sipas vendimit, për të gjitha pozicionet vakante specialist, në të gjitha degët e administratës, duke nisur që nga 1 janari 2019, studentët ekselentë do të kenë prioritet për t’u punësuar të parët. Më të favorizuarit janë studentët diplomuar në universitetet në një nga vendet anëtare BE-së, më pas studentët e diplomuar në universitetet publike në Shqipëri dhe në fund studentët e diplomuar në universitete private.

“Për vitin 2019, pozicionet vakante specialist dhe të barasvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore jashtë shërbimit civil të plotësohen me prioritet nga studentët e ekselencës të diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, nëpërmjet punësimit të tyre me kontratë të përkohshme 1 (një)-vjeçare. Përjashtohen nga ky rregull pozicionet e kësaj kategorie për të cilat legjislacioni specifik përcakton kritere të posaçme në lidhje me vjetërsinë dhe zotërimin e certifikimeve të ndryshme”, thuhet në vendim. Vetëm dy ditë më parë, Shqiptarja.com publikoi vendimin e qeverisë, i cili u hapte rrugën kandidatëve jashtë sistemit të shërbimit civil për të konkurruar për vendet vakante në administratën publike. Ky vendim tashmë plotësohet më tej me aktin e djeshëm, duke krijuar të gjitha kushtet ligjore që studentët ekselentë të bëhen pjesë e administratës.

Autoriteti që bën përzgjedhjen 
Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të studentëve do të menaxhohet nga Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë. Kryeministria dhe ministritë e linjës shpallin publikisht në faqet e tyre zyrtare, thirrjen për shprehjen e interesit të studentëve të ekselencës që duan të punësohen përkohësisht në institucionet e tyre të varësisë, sipas kërkesës së këtyre të fundit, përkatësisht brenda muajit janar 2019 dhe muajit gusht 2019. Pra kontratat do të jenë 1-vjeçare, ndërsa punësimi do të bëhet në harkun kohor nga janar-gusht 2019. Shpallja publike përfshin pozicionet vakante, dokumentet që duhet të dorëzohen, mënyrën dhe afatin e dorëzimit, mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, datat e daljes së rezultateve dhe mënyrën e njoftimit dhe të komunikimit me kandidatët.

Dorëzimi i dokumenteve 
Dokumentacioni për t’u punësuar në administratë duhet të dorëzohet pranë Kryeministrisë apo ministrisë që ka bërë shpalljen publike në mënyrën e përcaktuar në të, jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në faqen përkatëse zyrtare. Kryeministria dhe ministritë, brenda 15 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit, bazuar në mesataren e studentëve të cilët kanë shprehur interesin, krijojnë listat përkatëse duke i renditur ata për secilin nga grupet mbi bazën e kriterit të nivelit dhe llojit të diplomës që kërkon pozicioni i punës. Studentët, të cilët kanë diplomë të niveleve më të larta se ai që kërkon pozicioni i punës, renditen në të gjitha grupet e pozicioneve të fushës përkatëse të studimit, pavarësisht nivelit të diplomës të kërkuar për grupin përkatës.

Si bëhet përzgjedhja 
Brenda 5 ditëve pune nga data e krijimit të listave, Kryeministria dhe ministritë thërrasin studentët të cilët, duke filluar nga ai me mesatare më të lartë brenda grupit përkatës, përzgjedhin pozicionin ku duan të emërohen në mënyrë të përkohshme. Fillimisht përzgjidhen studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së, më pas studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri dhë në fund studentët e diplomuar në institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së ose BE-së. Në rastet e studentëve me mesatare të njëjtë, e drejta e përzgjedhjes përcaktohet me short në prezencë të tyre.

Punësimi
Kryeministria dhe ministritë, brenda 5ditëve pune nga përfundimit të përzgjedhjes publikojnë në faqet e tyre zyrtare listat e studentëve që kanë përzgjedhur pozicionet e punës dhe dërgojnë pranë institucioneve të tyre të varësisë listat e studentëve të cilët kanë përzgjedhur pozicionet e punës për secilin institucion. Institucionet përkatëse lidhin kontratat e përkohshme të punës me studentët, sipas listave të dërguara nga Kryeministria/ministritë, të cilat respektojnë përputhshmërinë e nivelit dhe të fushës së studimit me kriterin e nivelit dhe llojit të diplomës për pozicionin respektiv të punës./shqiptarja

a.cupaj

Next Post
Dialogu i Kosovës me Serbinë, ja çfare do Lugina e Preshevës

A do ta përdorë Kosova në dialog Luginën?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In