• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punësimet në administratën civile, 1/3 janë “të paligjshme”

by Java News
06/03/2018 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, institucioni që monitoron punësimet e administratës civile në Shqipëri, konkludon se 30 për qind e të gjitha marrëdhënieve të punës të verifikuara nga institucionet e shtetit janë kryer në mënyrë të paligjshme, me emërim të drejtpërdrejtë nga titullari i institucionit dhe pa konkurs.

Nga Gjergj Erebara

Perceptimi për padrejtësi në procesin e punësimit dhe pushimeve nga puna në administratën shtetërore dhe në veçanti në atë pjesë të vogël të administratës që mbulohet nga statusi i nëpunësit civil është i gjithëpërhapur në Shqipëri, por tashmë një raport i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë nga vetë Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil e konfirmon këtë perceptim duke konkluduar se 30 për qind e të gjitha rasteve të inspektuara kanë zbuluar raste të punësimeve me “urdhër titullari” dhe jashtë procedurave të ligjit.

“Nga pikëpamja statistikore, rezulton se gjatë vitit 2017, në institucionet e kontrolluara, janë verifikuar marrëdhëniet e punësimit për 2803 punonjës në pozicione pune që janë pjesë e shërbimit civil, nga të cilat 1964, kanë qenë marrëdhënie të rregullta punësimi, të lidhura në një nga mënyrat që parashikon ligji për nëpunësin civil dhe 839 prej tyre, ose rreth 30% e pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil, kanë qenë të lidhura nëpërmjet një akti të thjeshtë emërimi, të nxjerrë nga titullari i institucionit, në kundërshtim me ligjin,” thuhet në raportin e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Raporti 136 faqësh përgatitet çdo vit dhe dorëzohet në Kuvend që nga viti 2015, kur filloi funksionimi i ligjit të ri të nëpunësit civil, i cili u miratua në vitin 2013, por u shty në zbatim për dy vite me vendime të debatuara gjerësisht nga ana e qeverisë aktuale dhe akuzave se synimi i shtyrjes së zbatimit ishte krijimi i hapësirës ligjore për punësime politike.

Komisionerja aktuale, Pranvera Strakosha është zgjedhur me votat e shumicës parlamentare aktuale në vitin 2014.

Raporti i vitit 2017 flet haptazi për pozicione pune të plotësuara në kundërshtim me ligjin dhe e bërë kjo në shkallë të gjerë ndërsa thekson problemet e krijuara nga punësime të tilla si dhe nga fakti që ka vende të paplotësuara pune në administratën publike, gjë që krijon ngarkesë mbi të punësuarit e rregullt duke ndikuar “në rënien e nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, si në drejtim të cilësisë, ashtu edhe të zbatimit të afateve ligjore”.

Institucionet publike dhe kompanitë nën pronësi publike janë përgjegjës për rreth 164 mijë vende pune nga 600 mijë të punësuar me pagë që numërohen në vend. Institucionet e administratës qendrore kanë 81 mijë të punësuar dhe nga këto, rreth 9 mijë vetë i përkasin punonjësve me status të nëpunësit civil, status që përbën një gradë me nivel më të lartë mbrojtjeje ndaj shkarkimeve nga puna si dhe me kritere më të forta përzgjedhëse se sa punonjësit e shtetit pa status civil.

Raporti i komisionerit tregon se ky institucion ka verifikuar rreth një të tretën e të gjithë të punësuarve me këtë status, pra 2,803 punonjës dhe ka gjetur 839 të punësuar në mënyrë të paligjshme.

“Edhe pse ligji aktual për nëpunësin civil e konsideron si absolutisht të pavlefshëm aktin e emërimit, pa kryer më parë procedurat e konkurrimit, përsëri kjo praktikë aplikohet në një nivel relativisht të lartë, sidomos në institucionet e administratës vendore, ashtu si e analizuam edhe më sipër,” thuhet në raport.

Raporti nuk bën të ditur se në cilat institucione janë vërejtur këto raste të emërimeve të drejtpërdrejta nga titullarët e institucionit në kundërshtim me ligjin dhe as ndonjë masë të marrë kundër këtyre titullarëve.

Punësimet në administratën publike të mbështetësve politikë janë një debat i vazhdueshëm në Shqipëri. Edhe pushimet nga puna për të njëjtën arsye i kushtojnë shqiptarëve dhjetëramilionë euro në vit për shkak se të pushuarit nga puna zakonisht shkojnë në gjykatë ku marrin dëmshpërblime për pushime të padrejta dhe shpesh, urdhra për rikthim në punë. Megjithatë, rikthimi në punë me vendim gjykate rrallë herë zbatohet. Sipas raportit, gjatë vitit 2017 ka pasur vetëm një rast kur një i rikthyer me vendim gjykate e ka marrë me të vërtetë pozicionin.

Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se ndryshimet rrënjësore të strukturave të administratës publike janë rruga kryesore e ndjekur nga palët politike për të krijuar zhvendosje, transferime, pushime të drejtpërdrejta apo të tërthorta nga puna dhe krijim të vendeve vakante të punës që mund të plotësohen me të tjerë.

Next Post
Përplasja ‘pas perdeve’ mes FSB dhe MI-6 për 007 e helmuar, Anglia kërcënon me bojkot të ‘Rusi 2018’

Përplasja 'pas perdeve' mes FSB dhe MI-6 për 007 e helmuar, Anglia kërcënon me bojkot të 'Rusi 2018'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Partitë e vogla me xhepa të mëdhenj dhe krokodili që po i avitet protestës

June 19, 2026
VIDEO/ Qytetarja nga akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

VIDEO/ Qytetarja nga akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

June 19, 2026
BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

June 19, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

June 19, 2026
Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

June 19, 2026
Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

June 19, 2026
“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

June 19, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike

June 19, 2026
Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

June 19, 2026
Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In