• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punë nga shtëpia dhe i pa siguruar/ Administratori i call center u merr punonjësve pagën e luftës

by Java News
08/05/2020 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjës i call center “Radikal JS” solli në “Stop”shqetësimin se 40 mijë lekët, që shteti ua jep si ndihmë punonjësve, kërkon ta marrë administratori i kompanisë. Madje gjatë kësaj kohe, punonjësi ka zbuluar se nuk ishte i siguruar.

Nga ana tjetër ai tregon se call centeri nuk është mbyllur dhe operatorët kanë punuar nga shtëpia. Sipas denoncuesit, nëse operatori ka punuar më pak se 400 mijë lekë, ai detyrohet t’ia kthejë diferencën administratorit të kompanisë.

Gazetarja e “Stop” takon administratorin Juvenil Spahiu, i cili tha se ndonjë punonjës me pak orë mund të ketë qenë i pasiguruar. Për sa i përket 400 mijë lekëshit, kjo sipas tij, është një plus për biznesin.

Administratori: Unë ju kam thënë shprehimisht. Ju e keni emrin, sepse është lista, mua më ka ardhur e gatshme nga tatimet, nuk është se e kam përgatit unë. Këto emrat, që janë normalisht, unë kam çuar Iban-in, adresën e emailit dhe një numër kontakti. Në rast se do të miratohet paga, që unë nuk e kam në dorë, ju ka shkuar dhe emaili, po ju dha qeveria, mirë. Po nuk ju dha qeveria 400 mijë lekshin, çdo orë pune, që keni punuar tek unë, hajdeni merreni. Kjo paga e luftës, që i kanë vënë emrin, është një ndihmë, që i jepet bizneseve për të paguar punonjësit, që janë ose të mbyllur, sepse unë realisht tani jam i mbyllur, nuk është se po punoj.

Gazetarja: Je duke ofruar shërbim, praktikisht punonjësit po punojnë nga shtëpitë.

Administratori: Ose që janë të mbyllur ose që janë në vështirësi ekonomike. Unë po them, që s’jam i mbyllur, se okej paskam ofruar ca shërbime edhe nga shtëpia.

Gazetarja: Në qoftë se Domenika ka punuar për vlerën 400 mijë lekë, ti si biznes nuk të lind detyrimi, që të paguash këtë punëtor, sepse e mbulon shteti, kjo është ajo?

Administratori: Po,po! Llogjika kjo është! Pjesa tjetër, që është, se unë nuk i paskam deklaru, e i kam deklaru është e rreme.

Gazetarja: Ju thoni, që nuk keni patur punëtorë të padeklaruar?

Administratori: Është vetëm një rast, në të cilin një person, që vjen sot dhe thotë “po do vij”, vjen 2 orë e ik, sepse unë nuk i mbaj me zor në punë,vjen një orë e ik. Më thuaj si ta siguroj?

Gazetarja: Part-time.

Ne vumënë dijeni inspektoratin dhe grupi i punës pas kontaktit me administratorin u shpreh se kompanisë në fjalë nuk i takon paga 400 mijë lekëshe. Por administratori, edhe pse ka qenë në dijeni, ka dorëzuar listat në tatime, për të përfituar shpërblimin e qeverisë.

Eksperti i ekonomisë Besart Kadia, shprehet, se nëse firma punon dhe nuk është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk mund të përfitojë nga pagat e luftës.

“Duhet kuptuar që 40 000 lekëshi është një paketë ndihme ekonomike nga ana e shtetit, për punonjësit dhe bizneset të cilat janë mbyllur për shkak të covid 19. Në Shqipëri, të dhënat e fundit tregojnë që janë 60 000 deri në 100 000 persona që janë hequr nga puna gjatë kësaj periudhe. Ka biznese që pavarësisht se janë lejuar të funksionojnë, kanë pezulluar njerëz nga puna, të cilët përfshihen në paketën 400 000 lekë të vjetra nga ana e qeverisë shqiptare. Ato biznese që janë mbi 14 milionë lekë, pra biznese të mëdha, të cilat janë mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithashtu punonjësit e tyre përfitojnë këtë pagesë 400 000 lekë të vjetra. Diskutimi është që biznesi, i cili nuk është mbyllur sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, por ka vazhduar të operojë, normalisht nuk mundet dhe nuk duhet të përfitojë pagën ndihmëse nga ana e shtetit për punonjësit e saj”, thotë Kadia./ tvklan

g.kosovari

Next Post
Rrëfimi rrëqethës i pacientit me COVID: Në kujdes intensiv isha si në  hapësirë, i rrethuar nga ‘infermierë-astronautë’ pa fytyrë

Rrëfimi rrëqethës i pacientit me COVID: Në kujdes intensiv isha si në hapësirë, i rrethuar nga 'infermierë-astronautë' pa fytyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In