• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalëkryqi politik i arrestimit të Erion Veliajt

by Ylli Pata
14/02/2025 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Rasti “Veliaj” është krejt e kundërta e rasteve “Berisha” dhe “Meta”. Dy të fundit bëjnë politikë për të shmangur problemet penale, kurse Veliaj u ndalua për të bllokuar udhën e tij politike.

Erion Veliaj është sot kryebashkiaku që ka 3 mandate të fituara si kryetar i bashkisë së Tiranës, e natyrshëm po shkon drejt majës, falë edhe moshës së tij të re. Një rrugëtim krejt normal që për shumëkënd është i frikshëm dhe ziliqar.

Veliaj nuk ka konsumuar etapat, por ka konsoliduar pozicionin e tij në një rol politik që është i dukshëm, popullor, e mjaftueshëm me mundësi njohjeje.

Përveç kësaj, Tirana sot është një kryeqytet që jo vetëm po zhvillohet por ka një marrëdhënie të rëndësishme me qendra të mëdha botërore homologe.

Në Tiranë vijnë shpesh kryebashkiakë të kryeqendrave europiane nga Roma në Barcelonë, nga Madridi në Roterdam, nga Athina në Stamboll.

Pra politikisht Erion Veliaj, siç e thonë shesh edhe kundërshtarët e tij, është një kockë që nuk e hanë dot politikisht.

U gjend “moduli penal” për ta rrëzuar në kapërcyell të mandatit të tretë, pikërisht në atë periudhë kur mund të quhet edhe nisja e “Fillimit të ri” të karrierës së tij. Një ngjarjen që natyrisht është e fortë, është shokuese, por mbi të gjitha është sfiduese për personiin që i ndodh.

Dhe Erion Veliaj, duket ka qenë i përgatitur për këtë fazë, dhe prej ditës kur i ka ndodhur një traumë e madhe njerëzore dhe juridike, është padyshim protagonist politik jo i Tiranës, por i Shqipërisë.

Veliaj, e ka kthyer realisht çështjen kundër tij në një betejë të vërtetë, përveçse ligjore edhe politike, por me një ndryshim.

Aspak toksike. Natyrisht që akuzon, natyrisht që sulmon, madje parë nga rrebeshi i bombardimeve raketore që vijnë çdo natë, më shumë kudnërsulmon, por mbetet një protagonist i luftës politike në transhe. Veliaj, edhe pse në burg, e të shoqen gjithashtu në masë sigurie, ka zgjedhur betejën politike, pa asnjë kompromis.

Kjo është një betejë që Erion Veliajn, sidomos përballë socialistëve por edhe të tjerëve, e stërvit, e evidenton çdo ditë e më shumë, përveç të gjithave në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.

Kur ai nga qelia nuk mungon asnjë ditë por dërgon mesazhet e tij drejtuar njerëzve që e mbështesin dhe atyre që e sulmojnë. Mesazh që realisht tregon se sa peshë ka politikani në komunitet dhe në elektorat.

Veliaj ka një betejë të gjatë përpara, por në këto zgjedhje ai nuk kandidon dot pasi nuk jemi në fushatë lokale por për Parlamentin e ri.

Edhe pse de jure Erion Veliaj nuk është kreu politik i qarkut të Tiranës, me ritmin që ka nisur, sipas të gjitha gjasave ai mund të jetë realisht motorri politik i socialistëve të kryqytetit. Duke komunikuar përditë me ta dhe shpjeguar çdo gjë rreth asaj që i ndodh dhe konceptit pse ai e bën këtë luftë.

E ka shumë gjasa që në fund, Veliajt të jetë më shumë se kreu politik i Tiranës, por të kthehet në fuqinë politikë të së majtës, pas Edi Ramës. Natyrisht është në fillimet e betejës së re që është beteja e jetës së dytë të tij…

Next Post
Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In