• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Puna në “të zezë” dhe vonesa e pagave, Unioni gazetarëve raporton në Kuvend

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy përfaqësuesit e lartë drejtues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë(UGSH), përkatësisht kryetari Aleksandër Çipa dhe sekretari i Përgjithshëm Xhovan Shyti, kanë qenë paraditen e sotme përpara deputëtëve të Komisionit parlamentar të Medias për të dhenë një tablo të situatës sociale në të cilën e ushtrojnë veprimtarinë e tyre punonjësit e pushtetit të katërt.

Në skenën mediatike të vendit aktualisht gjenden të punësuar mbi 5700 punonjës, nga të cilët mbi 2300 janë gazetarë që punojnë në të gjitha strukturat redaksionale të mediave raporton Tema. Rreth 1290 gazetarë kanë mbi katër vjet marrëdhënie pa shkëputje nga puna…”.

Me këto të dhena e ka nisur fjalën e vet referuese kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, duke sjellë për të parën herë para deputetëve të Komisionit shifra e fakte konkrete.

Sipas Çipës në mediat audiovizive aktualisht janë të punësuar mbi 3700 punonjës në krejt vendin, në 72 televizione, në 72 radio dhe 3 platforma digitale. Në shtypin e shkruar gjenden të punësuar rreth 670 punonjës, ndërkohë që në 600 mediat on-line janë të punësuar rreth 980 persona.

Pas këtyre të dhenave Çipa ka hyrë në të ashtuquajturën “zona e zezë” e medias, duke tërhequr vëmendjen e deputetëve të pranishëm.

“Sistemi i pagave në media funksionon në mënyrë të çrregullt. Nuk ka respektim të afateve kohore të dhënies së tyre dhe nuk respektohen kriteret e parashikuara në legjislacion, në Kodin e Punës. Unioni i Gazetareve Shqiptare ka konstatuar se gjatë vitit 2015 në mbi 95% të të gjitha mediave ka pasur vonesa të dhënies së pagave mujore, duke cënuar periodicitetin kohor. Në mbi 30 % të tyre këto vonesa shkojnë deri në 3 e 4 muaj.

Pagat fiksohen nga pronarët dhe administratorët, pa patur një proces të rregullt negociues. Pagat më të mëdha kapin vlerën deri në 300 mijë lekë të reja, ndërsa minimalet shkojnë deri në 30 mijë lekë.

Kjo praktike mundëson fenomene diskriminuese dhe shpesh edhe konflikte administrative. Për kësi shkaqesh gjate vitit 2015 ka pasur mbi 135 procese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës…”.

Por zymtësia nuk përfundon këtu. Çipa ka sjellë të tjera statistika, të nxjerra nga monitorimi permanent që UGSH i bën situatës sociale të gazetarëve.

“Gjatë 5 viteve të fundit në asnjë prej mediave të vendit nuk është negociuar kontrata kolektive e gazetarit, ndërkohë që kontratat individuale nuk negociohen por përcaktohen falë vullnetit vetëvendosës të punëdhënësve… Për rreth 50 % të numrit të të gjithë punonjësve të mediave të vendit nuk ka derdhje kontributesh financiare për sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të tyre dhe ky përbën një skandal. Skandal që UGSH e ka denoncuar kohë më parë…”, ka raportuar kreu i UGSH, i cili, pasi është falendëruar nga kreu i Komisionit parlamentar, Gënc Pollo dhe anëtarët, për panoramën e ofruar u është përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga deputetët Fatmir Toçi, Alfred Peza, Mimoza Hafizi, Myqerem Tafaj etj.

Takimi i sotëm me drejtuesit e UGSH është vijim i planit të punës të Komisionit parlamentar të Medias. Në hapje të kësaj axhende parlamentare informuese, të ftuar në këtë Komision kanë qenë përfaqësues të BIRN, të cilët po ashtu kanë dhanë një pasqyrë të ngjashme lidhur me situatën e punonjësve të medias.

Në mbyllje të takimit Komisioni vendosi të realizojë të tilla edhe me pronarët e mediave, me përfaqësues zyrtarë të Tatim-Taksave, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e Inspektoriatit të Punës, madje edhe ballafaqime me grupet e interest.

Next Post

Përdorimet alternative të lëkurës së mollës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In