• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Puna e politikës në shifra/ 140 deputetë dhe 20 ministra prodhuan vetëm 1 ligj në 6 ditë

by Java News
08/01/2017 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Instituti i Studimeve Politike ka vijuar monitorimin e institucionit të Parlamentit edhe gjatë sesionit të vjeshtës, – shtator-dhjetor 2016. Kuvendi mbetet institucioni kryesor vendimmarrës në sistemin politik shqiptar, është institucioni kryesor politik dhe qëndron në qendër të vëmendjes publike. Për këtë arsye aktet dhe bilanci i punës së tij është e lidhur dhe reflektohet tek të gjitha institucionet e tjera, përfshirë edhe shoqërinë, publikun dhe qytetarët votues e jo votues. Në sondazhe të ndryshme, shumica absolute qytetare ka pritshmëri të larta nga parlamenti, – pret vendime, ligje, reforma, të cilat të mund të përmirësojnë jetën e tyre dhe të zgjidhnin disa prej problemeve të shumta me të cilat përballet vendi.

Gjatë sesionit të parë 2016 parlamenti miratoi 145 akte, rreth 41 më shumë sesa gjatë sesionit të vjeshtës 2016. Konkretisht, gjatë katër muajve të punës në sesionin e dytë parlamentar (shtator-dhjetor 2016), Kuvendi ka miratuar 104 akte, nga të cilat, vetëm 22 janë ligje të reja. Ditët rekord të ligjeve në parlament mbeten 10 dhe 27 tetori, gjatë të cilave u miratuan katër ligje pjesë të paketës së reformës në drejtësi. Më shumë akte parlamentare janë miratuar ditën e fundit të punimeve të Kuvendit, më 22 dhjetor, rreth 17 akte, – një tregues se deputetët nxitonin për pushimet e fundvitit dhe mbylljen e sesionit, ndaj edhe treguan vullnet votimi në “sasi” të akteve ligjore, në kontrast të thellë me seancën e parë të shtatorit 2016, kur deputetët votuan vetëm 1 akt parlamentar. Me të njëjtën logjikë, megjithëse në dhjetor 2016 u zhvilluan vetëm 3 seanca parlamentare, nga 4 seanca në tetor e nëntor dhe 5 seanca në shtator 2016, në dhjetor janë miratuar shumë më tepër akte parlamentare sesa në secilin nga muajt e tjerë.

Numri i akteve është tregues i punës sasiore të Kuvendit, kurse brendësia e tyre është çështje e cilësisë së akteve dhe cilësisë së aktivitetit të deputetëve/Kuvendit. Referuar të dhënave cilësore të akteve, rezulton se numri më i madh i akteve është i natyrës procedurale (rend dite – axhendë, ndryshim në komisione, ndryshim në afate pune, etj). Konkretisht kjo kategori procedurale zë 32%  ose një të tretën e totalit të akteve. Mendimet e ligjeve të ndryshme zënë kategorinë e dytë të akteve, me 26% të totalit. Rreth një e pesta e akteve parlamentare janë ligje (21%). Rezolutat e Kuvendit zënë vetëm 1% të akteve, kurse procedurat zgjedhore (zgjedhjet në KQZ, në Bordin për hapjen e dosjeve, etj), si dhe ratifikimet e marrëveshjeve të ndryshme zënë përkatësisht 9-10% të akteve të parlamentit. Në total kemi 2 rezoluta, 10 procese zgjedhore në parlament dhe 10 ratifikime, 22 ligje, 27 amendime ligjore dhe 33 praktika procedurale vendimmarrëse.

Sesioni i dytë (shtator – nëntor 2016) zë katër muaj, 17 javë dhe rreth 130 ditë. Në shifra krahasimore rezulton se parlamenti çdo 5-6 ditë ka miratuar një ligj, çdo 4-5 ditë ka bërë një amendim ligjor dhe çdo 65 ditë ka miratuar një rezolutë. Referuar praktikës shqiptare shifrat nuk janë shumë alarmante, por referuar praktikës së vendeve të tjera më të suksesshme në jetën institucione e demokratike shifrat janë dukshëm alarmante. Llogaria është e thjeshtë: 140 deputetë dhe 20 ministra kanë arritur të prodhojnë vetëm 1 ligj në 5-6 ditë, (në javë, përfshirë të dielën).

Statistika nuk tregon vetëm varfërinë në praktikat e hartimit të ligjeve dhe në nismat për reforma ligjore serioze, por edhe koston e lartë që taksapaguesit përballojnë për deputetë e ministra, të cilët kanë pasur bilanc kaq minimal të propozimit dhe miratimit të ligjeve të reja. Numri i lartë i amendimeve ligjore është tregues i brishtësisë së ligjeve në vite dhe praktikës së “arnimit” të ligjeve, kryesisht për shkak të kontrastit midis ligjeve dhe zbatimit të tyre praktik, ose për shkak të interesave politike ose klienteliste afatshkurtra për të përfituar përmes amendimeve ligjore. Kjo tezë kritike përforcohet nisur edhe nga fakti se amendimet ligjore janë kryesisht në fushën e taksave, financave, etj, dhe se çështjet më të debatueshme parlamentare ishin e mbeten edhe për janarin 2017, çështja e importit të mbetjeve dhe taksave për kazinotë.

Next Post
Ish- Presidenti Iranit Rafsanjani ndahet nga jeta pas një ataku kardiak

Ish- Presidenti Iranit Rafsanjani ndahet nga jeta pas një ataku kardiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In