• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Puna e pareshtur e Postës Shqiptare për të rinj të realizuar e të suksesshëm

by Java News
30/01/2023 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Me to identifikohet progresi i shoqërisë sonë; rrugëtimi akademik e destinacioni i studentëve në tregun e punës, është padyshim një sfidë e vazhdueshme që kërkon mund e kohë. Mbështetja e përkrahja për të arritur më të mirën, kurrsesi nuk duhet të mungojë. Posta Shqiptare ndodhet krah çdonjërit prej tyre, duke ndarë interesa të përbashkëta, eksperienca të njëpasnjëshme, por edhe nisma vizionare.

Mjafton të përmendim hapësirën dedikuar ekspozimit të objekteve të vjetra postare – pullës dhe objekteve filatetike – për të kuptuar se tanimë, falë Postës Shqiptare, brezat e rinj do të kenë mundësi të njihen me një tjetër kënd të historisë, ndonëse kronologjia e saj mbetet e shenjuar prej periudhës së ndërtimit të shtetit shqiptar dhe deri në ditët e sotme.

Asgjë nuk ka më shumë vlerë se sa ajo e të paturit të rinj që përqafojnë vlera kulturore e historike. Mbi të gjitha kur një akt i tillë nuk shoqërohet nga nevoja e pashmangshme për t’u shkëputur nga frytet e momentit.

Posta Shqiptare u ofron studentëve mundësinë e kryerjes së praktikës mësimore dhe intership pranë departamenteve të ndryshme të institucionit, për të kuptuar mënyrën se si ajo funksionon praktikisht, por edhe për ta njohur, për fuqinë e saj në treg, llojet e produkteve që ofron, infrastrukturën, etj. Programi i praktikës zgjat për një periudhë kohore nga 1-3 muaj dhe bazohet në marrëveshjet që Posta Shqiptare ka me universitetet e degëve të ndryshme në vend.

Çka vlen tjetër për t’u përmendur është mundësia për t’u përfshirë më tej në proçeset e rekrutimit për pozicionet vakante që mund të ketë në Postë.

Posta Shqiptare i përkrah studentët në çdo çast, edhe në nisje të cikleve të studimit, duke ofruar pikërisht komunikim dhe shërbim të pashembullt nga punonjësit e çdo zyre postare. Por çfarë është më e rëndësishme, pagesa e tarifës së regjistrimit kryhet me komision të ulët, thuajse të papërfillshëm.

Dhe si për të rikonfirmuar angazhimin dhe besnikërinë e saj ndaj të rinjve, çdo maturant dhe student përfiton falë Postës Shqiptare të tjera shërbime, po me komisione të ulëta në treg. Një prej këtyre shërbimeve është ajo e transfertës së parave. Për çdo të tillë brenda Shqipërisë, këta të rinj përfitojnë zbritje me 50% në komision.

Me Postën Shqiptare, periudha studentore nuk karakterizohet nga momente të vështira. Me Postën Shqiptare, studentëve u krijohen rrethana të atilla për të njohur veten dhe atë çka i rrethon; për të zhvilluar aftësi e talente të fshehura, si dhe për t’u lidhur me rrënjët e vendit të tyre.

E Shpejt, e Sigurt, Kudo.

Edhe për studentët.

Kjo është Posta Shqiptare, me 110 vite histori.

 

Next Post
Me 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë, vihet në pranga 24-vjeçari në Shkodër

Me 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë, vihet në pranga 24-vjeçari në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In