• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pula që jetoi 18 muaj pa kokë

by
10/09/2015 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pula që jetoi 18 muaj pa kokë

70 vjet më parë, një fermer në Kolorado, i këputi kokën njërës prej pulave të tij. Por kjo e fundit “refuzoi” të vdiste. Majku (Mike), siç u emërtua zogu, mbijetoi për 18 muaj dhe u bë i famshëm. Por si ndodhi? Më 10 shtator 1945 Lloid Olsen dhe gruaja e tij Klara po u prisnin kokën pulave në fermën e tyre në Fruita, Kolorado.

Olsen u këpuste kokat, ndërsa e shoqja i pastronte. Por një prej 50 zogjve nuk u soll si gjithë të tjerët. “Të gjitha ngordhën pas njëfarë kohe, por një prej tyre vazhdonte të vinte rrotull”, shprehet stërnipi i çiftit Olsen, Troi Uaters, gjithashtu fermer në Fruita.

“Pula vazhdoi të vraponte dhe nuk ndalonte. Kështu që ata e futën pulën në një kuti mollësh dhe e lanë aty gjithë natën. Por në mëngjes, ajo ishte ende gjallë”. Troi tregon se si rrjedhojë e kësaj, stërgjyshi i vet bashkë me stërgjyshen lëvizën nëpër gjithë vendin duke u treguar njerëzve pulën pa kokë (që filloi të njihej si Majku i mrekullueshëm). Ata e ushqenin Majkun përmes fytit me ushqime të lëngshme dhe ujë. Gjithashtu ia pastronin fytin me një shiringë. Natën që Majku ngordhi (pas 18 muajsh), ata ishin në një dhomë moteli në udhëtimin e tyre nëpër shtet, ndërsa dëgjuan pulën që kollitej. Teksa kërkonin shiringën për t’i pastruar fytin, Majku u mbyt. Për shumë vite me radhë Lloid Olsen pretendoi se pulën pa kokë e kishte shitur. Vetëm pak para se të vdiste ai tregoi se në fakt Majku kishte ngordhur. E kishte shumë të vështirë të pranonte që kishte çuar dëm “pulën që prodhonte vezë të arta”.

Por si ka mundësi që Majku i mbijetoi prerjes së kokës? Mjekët e shpjegojnë me faktin se truri i pulës është shumë i vogël. Duke qenë se pula nuk ka pasur derdhje gjaku kur i është prerë koka, ka shumë mundësi që prerja të jetë kryer në pjesën e trurit, duke ruajtur kështu komandat që i duheshin për të lëvizur. Një nga mjekët thotë: “Do të habiteshit po të dinit se sa i vogël është truri i pulave”. Mjekët mendojnë se Majkut i është prerë vetëm një pjesë e trurit, ndërkohë që gjithçka që kontrollon trupin e pulës ka mbetur e paprekur. “Shumë mendojnë se stërgjyshi im u bë shumë i pasur për shkak të pulës pa kokë”, thotë Troi. “Sigurisht, ai fitoi ca: arriti të blinte dy traktorë dhe një korrëse, për të zëvendësuar mushkën dhe kalin.

chicken

Gjithashtu edhe pak luks për kohën: një kamion “Chevrolet”. I pyetur nëse ia kishte kaluar mirë, Lloid Osen kishte deklaruar se vërtet, gjatë kohës që Majku ishte gjallë, kishte shëtitur në shumë vende që s’do t’i kishte vizituar kurrë. “Gjithsesi, – thotë Troi, – ai jetoi dhe vdiq si fermer”.

Redaksia Java News/ f.g 

Next Post

Humb zërin pas operacionit kërkon drejtësi,e fusin në burg: Shtet k....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

July 10, 2026
SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

July 10, 2026
“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

July 10, 2026
Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

July 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Korrik 2026

July 10, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

July 10, 2026
“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

July 10, 2026
Protestat për Zvërnecin/ Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit!

Rama: Ne e nxorrëm Shqipërinë nga degradimi, janë rritur pritshmëritë e qytetarëve

July 10, 2026
Ngushtica e Hormuzit, beteja për pushtet dhe jo vetëm për para

Ngushtica e Hormuzit, beteja për pushtet dhe jo vetëm për para

July 10, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Hamzën: Nuk kemi diçka konkrete

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In