• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Puç” Bashës për të larguar partitë e vogla nga PD/ Zbulohet takimi kokë më kokë i Metës dhe Dukës

by Java News
28/11/2020 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka nisur takimet me aleatët e Lulzim Bashës për të dobësuar PD para zgjedhjeve.  Përveç deklaratave publike, kreu i shtetit po bën takime e lobime në prapaskenë me qëllim që partia e tij të mos shkrihet më 25 prill. Lulzim Basha e ka ndarë mendjen se nuk do të shkojë me një listë të përbashkët me LSI në zgjedhje. Për këtë arsye Meta duket se është hedhur në lëvizje për të ndarë Bashën nga partitë e vogla. Në korridoret e politikës thuhet se PD do fusë në listën e saj vetëm pak prej aleatëve, ndërsa disa mund të shkojnë me LSI. Megjithatë gazeta ka mësuar se presidenti ka pasur dy ditë më parë një takim me kreun e Partisë Agrare, Agron Duka. Gazeta ka siguruar një fotot të takimit, i cili vjen në një kohë kur Duka ka shtuar kritikat ndaj Bashës. Dyshimet janë se presidenti po lobon në prapaskenë për të marrë aleatët e PD. Duka ia ka bërë të qartë Bashës se mund të shkojë dhe vetë në zgjedhje dhe fakti që kemi një takim me Metën tregon shumë. LSI nëse shkon e vetme në zgjedhje padyshim që mund të pësojë disfatë. Për këtë arsye kreu i shtetit po lobon në prapaskenë që aleatët tradicionalë të Bashës të shkojnë drejt LSI. Gazeta ka mësuar se edhe PDIU nuk është çudi që të bashkohet me LSI. Ajo që bie në sy është se vetë kreu i shtetit e ka lënë kostumin e presidentit dhe ka nisur takime nga njëri cep i vendit në tjetrin. PS priste që Meta të qëndronte mbi palët, por nuk ka ndodhur kështu. Meta ka dhënë sinjale se do të jetë pjesë e zgjedhjeve. Përveçse po drejton LSI në prapaskenë, pritet që me afrimin e zgjedhjeve të shtohet akoma dhe më shumë protagonizmi i tij. Sipas informacioneve, Meta do të ngrejë shtabe për të monitoruar zgjedhjet. Kjo do të thotë se akuzat nga Presidenca për manipulime do të jenë të shpeshta.

Kritikat e aleatëve

Mazhoranca ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor duke eliminuar koalicionet parazgjedhore. Opozita e kundërshton, por faktet tregojnë se PD dhe PS janë të vetmet subjekte që përfitojnë nga kjo skemë, pasi nuk ndajnë votat e tyre me aleatët. Sytë tani janë te Komisioni i Venecias, por PS e ka ndarë mendjen se nuk do të bëjë asnjë ndryshim pavarësisht përgjigjes që do të vijë nga Strasburgu. Kjo do përdoret nga opozita si kartë në zgjedhje për të akuzuar qeverinë për manipulime. Nga ana tjetër PD duket se e ka ndarë mendjen se nuk do të shkojë me LSI në zgjedhje. Kjo u bë e ditur nga vetë Agron Duka pak ditë më parë. “Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, tha Duka në një intervistë televizive. Nga ana tjetër bie në sy fakti se aleatët kanë shtuar presionet ndaj Bashës. Si Duka ashtu dhe Mediu i ka dërguar disa mesazhe Bashës. “Rruga që ka zgjedhur Basha është kjo, demaskon ato që mendon se janë defekti i qeverisë. Sa i përket jetës politike, ai në PD ka bërë ato zgjedhjet për kandidatë për deputetë. Partitë e tjera, aleatet janë të lira. Ka dhe një çoroditje prej ndryshimeve kushtetuese. Ishin përgatitur për koalicione klasike. PAA në qarqet kryesore të Shqipërisë do kandidojë, kudoqoftë mund të mobilizojmë strukturat dhe simpatizantët. Unë besoj do jenë kështu, por ky është varianti më i keq. Do ishte mirë që PD të zgjidhte numrin që do kandidonte, që të bënte negociata me aleatët, që të kemi listë të përbashkët”, tha Duka pak ditë më parë.

g.kosovari

Next Post

Kuajt që tërheqin karrot elektorale dhe pandemia si shkop në rrota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

March 5, 2026
Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

March 5, 2026
Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

March 5, 2026
LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

March 5, 2026
Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

March 5, 2026
“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

March 5, 2026
Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In