Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Policia e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shpifje, për ish-gjyqtarin sheik Gjin Gjoni, kandidati i Sali Berishës në qarkun e Lezhës. Hetimi për shpifje për Gjin Gjonin vjen pas deklaratave të tij se disa zyrtarë të PS ishin të implikuar në blerje votash.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

Gjin Gjoni në një postim në Facebook më 4 maj, pretendonte se zyrtarë të PS po blinin vota dhe i bënte thirrje drejtësisë të veprojë.

“Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence!

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë!

Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve:

• Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh

• Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen

• Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre

• Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë

• Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati

• Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen

• Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç

Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara”, shkruante Gjin Gjoni më 4 maj.

Next Post

Comments 1

  1. Anonymous says:

    Policija e rilindjes pushta

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com