• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohet shkresa e ministrit që riktheu në burg të kërkuarin Altin Hatia

by Java News
27/07/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur janë mbushur 14 ditë nga lirimi i Alket Hatisë nga gjykata e Durrësit, tashmë ky i fundit ka humbur çdo kontakt, duke ju fshehur drejtësisë. I dënuari me 20 vite burg për trafik narkotikësh në kuadër të grupit kriminal, që prej ditës së Hënë, kur Gjykata e Apelit Durrës, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest në burg” është larguar pa adresë, duke ju fshehur ballafaqimit me drejtësinë.

Në seancën gjyqësore të ditës së Hënë, përfaqësuesi i prokurorisë së Apelit Durrës i vuri në dispozicion gjykatës një shkresë të firmosur nga ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi, dokument ky që me sa duket ka bindur gjyqtarët e Apelit Durrës, për rikthimin në burg të Alket Hatisë.

Dokumenti mban datën 17 korrik 2017 dhe në përmbajtjen e tij thuhet se ministria e Drejtësisë ishte vënë në dijeni për arrestimin dhe më pas lirimin e Hatisë me vendimin e 11 korrikut të gjykatës së Durrës. Më tej në dokument thuhet se ministria jep autorizimin për vendosjen e masave shtrënguese ndaj Alket Hatisë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga ana tjetër avokati i Alket Hatisë, ka kërkuar nga gjykata që të lerë të lirë klientin e tij, pasi sipas tij, jemi përpara parimit të gjësë së gjykuar një herë dhe s’mund që Hatia të qëndrojë në burg për të njëjtën vepër penale, që ai është dënuar si në Itali ashtu dhe në Shqipëri.

Për të bindur trupin gjykues, avokati i Hatisë, i ka vënë në dispozicion gjykatës dhe vendimin e gjykatës së Milanos, e cila ka dënuar në mungesë Alket Hatinë me 20 vite burgim.

Alket Hatija u arrestua për herë të parë në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, të cilat e akuzonin atë si pjesë të një organizate kriminale që kishte trafikuar qindra kilogramë heroinë në Itali me një vlerë të dyshuar tregu prej 35-40 milionë euro.

Çështja u transferua në Shqipëri dhe pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010. Hatija u lirua para kohe nga burgu në vitin 2014, pasi gjykata e quajti të drejtë kërkesën e tij për ta shlyer pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi për shkak se “bashkëshortja vuante nga sëmundje kronike”.

Burime pranë prokurorisë së Durrësit thanë se largimi i Alket Hatisë juridikisht nuk mund të verë në lëvizje dhe Prokurorinë e Durrësit, për të nisur procedim penal për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kjo pasi sipas prokurorit, gjykata e shkallës së parë Durrës ka aplikuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”, duke mos kufizuar asnjë ambient qëndrimi për Hatinë.

Ndërkohë i kontaktuar nga “Shqiptarja.com” zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai, bëri me dije se policia e Durrësit është angazhuar për ri-arrestimin e të kërkuarit të Drejtësisë Italiane, Alket Hatia.

“Ne si polici po bëjmë maksimumin për riarestimin e Hatisë. Sapo jemi vënë nga prokuroria e Durrësit në dijeni për ndryshimin e masës së sigurimit në “Arrest në burg”, efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e Hatisë duke kërkuar arrestimin e tij. Fizikisht ai nuk është gjendur. Gjatë këtyre ditëve kemi kryer disa kontrolle,në disa banesa. Shpresojmë që në ditët në vijim do ta ri-arrestojmë sërisht”, tha zëdhënësi i policisë.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Britanikët bëhen “lluc” në ishullin e Korfuzit, lejn nam në rrugët e ishullit

FOTOT/ Britanikët bëhen "lluc" në ishullin e Korfuzit, lejn nam në rrugët e ishullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In