• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet lista/ Si të filloni punë në Abu Dabi, Danimarkë dhe Gjermani

by Java News
17/02/2016 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqënies Sociale në bashkëpunim me shoqatën e agjensive private të punësimit “Employment Albania” kanë sjellë një listë prej rreth 5 mijë vendesh pune, me paga që variojnë nga 500 deri në 6000 mijë euro.

Lista e profesioneve dhe pagave që ofrohen nga kompanitë e huaja

  • Shofer taksie – rroga 1000 $ ne muaj plus tips
  • Perfaqesues Shitjes ne Agjenci Imobilare – rroga 1000 – 1500 $ ne muaj plus tips
  • Infermiere dentist (Dental Nurse) – rroga 1000 – 2000 $ ne muaj
  • Staff hoteleri turizmi – rroga 500 – 1000 $ ne muaj plus tips
  • Ekonomist per zyra te kembimit valuator – rroga 800 – 1000 $ ne muaj plus tips
  • Inxhinier nafte – rroga 3000 – 6000 $ ne muaj ne varesi te experiences
  • Mesues ne çerdhe femijesh – rroga 1000 $ ne muaj plus tips
  • Staf administrate (asisten, ndihmes, coordinator, menaxher etj) – rroga 800 – 1500 $ ne muaj
  • Shitese ne dyqan embelsirash ne Danimarke – rroga 1000 euro
  • Punonjes specialist ne fushen e ndertimit (specialist gipsi, saldator, murator, shtrues pllakash, bojaxhi etj ) ne Danimarke dhe Gjermani – rroga duke filluar nga 1000 euro ne muaj.

Vendet e lira të punës janë brenda dhe jashtë vendit. Përsa i përket punëve jashtë vendit, ato ndodhen në Abu Dabi, Dubai, Danimarkë dhe Gjermani.

Në këtë kuadër, sot përfaqësuesit zyrtarë të kompanive të njohura punëkërkuese të huaja, kanë zhvilluar pranë Zyrës së Shërbimit Të Punësimit, dega Tiranë, intervistat për 300 vende pune me persona të cilët më parë janë regjistruar si të papunë dhe kanë shprehur interes për të.

Procesi i intervistimit të punonjësve është ndjekur nga afër edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili do ta konsideronte këtë ofertë një mundësi të mirë për të gjithë ata që kanë një profesion dhe zanat dhe që vërtetë dëshiron të ketë një punë të denjë.

“Agjencia përkatëse që bënë këtë procedurë pranë zyrave tona të punës ofron rreth 5500 vende të lira punë nga të cilat 2200 janë për në Shqipëri dhe të tjerat pastaj për Abu Dabi, Dubai, Gjermani dhe Danimarkë. Dhe nga oferta e ardhur shihet se kërkohen ekonomistë për zyra të këmbimit valutor, inxhinierë nafte, mësues në çerdhe fëmijësh, shitës dyqanesh në Danimarkë, punonjës specialistë ndërtimi në Gjermani, hoteleri- turizëm, infermierë, dentistë, përfaqësues shitjesh në agjenci imobilare etj. Pra janë profesione nga të gjitha zhanret dhe nuk janë profesione që kërkojnë vetëm një nivel të ulët kualifikimi, pra janë profesione që kërkojnë shumë më tepër kualifikim”, – tha ministri Klosi.

Ndaj nisur nga ky fakt ai theksoi se ky është një tregues i qartë i faktit se kushdo që ka një zanat apo profesion ka një mundësi më shumë për punë. Për këtë qellim ai edhe një herë I bëri thirrje çdo të riu që kërkon një punë të denjë që të paraqitet pranë qendrave dhe shkollave të arsimit profesional për t’u kualifikuar.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që të aplikojnë pranë zyrave tona të punës, pasi kush aplikon ka më shumë shanse për të gjetur punësim, por ky punësim do të jetë shumë herë më i kollajtë nëse ata drejtohen në qendrat e arsimit profesional dhe shkollat e arsimit profesional pasi sot një profesion vlen shumë. Prandaj raporti ndërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit do jetë gjithmonë e më intensiv me agjencitë e punësimit dhe arsimit profesional. Është momenti që të gjithë të shikojmë me shumë vëmendje Arsimin Profesional si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në tregun e punës shqiptare”, – tha ministri Klosi.

Ndërkohë që drejtuesi i shoqatës së agjencive private, Ermal Jahuri theksoi edhe një herë se në vend ka kërkesë për punë, por theksoi se kompanitë e huaja kërkojnë njerëz profesionistë. “Unë e kam thënë gjithmonë se në Shqipëri ka punë dhe se në Shqipëri duhen profesionistë. Kjo është më se e vërtetë dhe ne si rekrutues dhe agjenci private e hasim çdo ditë, ku intervistat e punës dhe arsyeja e refuzimit të aplikantëve është mungesa e profesionalizmit. Nga ana tjetër, kompanitë ndërkombëtare që janë prezente në intervistat për punë, i shikojmë si një vlerë e shtuar për ekonominë e vendit, pasi këtë përvojë pune do mund ta kthejmë në vendin tonë”, – tha Jahuri.

Next Post

Çfarë po ndodh me listat e prokurorëve të Llallës tek Nishani

Comments 2

  1. KEVAK says:
    10 years ago

    Kush i ka keto vende, ”Ministria”?! Personalisht si nga arsimimi dhe nga puna mund te kem kualifikim mbi mesataren e te gjithe punekerkuesve aty, jam i regjistruar sty prej nje viti, asnje kerkese deri tani per punesim brenda vendit, plus mund te jem i kualifikuar mbi mesataren e gjithe punonjesve te ministrise se punesimit si specie ne zhdukje dhe nuk me eshte ofruar dhe afruar asnje vend dhe asnje kerkese punesimi jashte shtetit, mbi 9 vjet arsimim ne nje fushe specifike dhe mbi 10 vjet ne zanat, pres ndihme sociale nga shteti, prandaj LERINI ELOZHET SE NA KANE MBYTYR DERI NE GRYKE, JANE ELOZHE PER KOLLTUKEXHINJTE JO PER POPULLIN FUKARA, eh MEDET THUAJ!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  2. islam morina says:
    9 years ago

    IslAm morina me nga kosova amundemi apliku

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi shokun e mitur me armë zjarri, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe dy shokë të tjerë

May 24, 2026
Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

May 24, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Berisha u rikonfirmua, Elezi: Brenda PD ka manipulatorë votash që duhen bërë shembull

May 24, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Gjysmë i (pa)rrezikshëm

May 24, 2026
Vizita në Korenë e Jugut dhe Japoni, Rama: Shqipëria po fiton respekt në botë, hapën mundësi të reja bashkëpunimi

Vizita në Korenë e Jugut dhe Japoni, Rama: Shqipëria po fiton respekt në botë, hapën mundësi të reja bashkëpunimi

May 24, 2026
SHBA-Iran drejt marrëveshjes? Trump paralajmëron hapjen e Hormuzit

SHBA-Iran drejt marrëveshjes? Trump paralajmëron hapjen e Hormuzit

May 24, 2026
Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje autorin

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje autorin

May 24, 2026
Përfshihet nga flakët e zjarrit një banesë në Pogradec, shpëton mrekullisht familja

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

May 24, 2026
“Nuk kam marrë kurrë bursë për në Harvard”, Rama për “Kathimerini”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm me pakicën greke!

“49 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes”, Rama: Shqipëria vulos përmbylljen e negociatave me BE, opozita kërkoi izolimin

May 24, 2026

Ndarja territoriale dhe kriteret gjeografike-historike-ekonomike

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In