• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po ndodh me listat e prokurorëve të Llallës tek Nishani

by Aalison Pearse Stevens
17/02/2016 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka kërkuar së fundi Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të dekretojë katër emra të paraqitur prej tij si prokurorë të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda. Kjo kërkesë e Llallës ka ngritur shumë dyshime brenda vetë prokurorisë, pasi si procedura e ndjekur nga kryeprokurori, ashtu edhe emrat për të cilët bëhet fjalë kanë disa probleme.

Së pari, emrat e propozuar kanë dalë nga Këshilli i Prokurorisë, një organizëm ky që në fakt nuk ka kompetenca emërimesh. Ky Këshill, i mbledhur vetëm pak ditë më parë ka shqyrtuar kërkesat e 23 prokurorëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë kërkuar të transferohen në Tiranë. Nëpërmjet një votimi, ku është votuar edhe për prokurorë që janë anëtarë të Këshillit, janë aprovuar vetëm 8 transferime nga 23 kërkesat e bëra. Dhe nga këto 8, kryeprokurori Llalla ka përzgjedhur 4 emra dhe ia ka dërguar Presidentit për dekretim.

Ajo që bie në sy, përveç mënyrës së përzgjedhjes, është edhe fakti që ndërkohë që në Prokurorinë për Krime të Rënda ka vetëm një vend vakant, kërkohet emërimi i katër prokurorëve shtesë. Po kështu duket i çuditshëm fakti që vetë kryeprokurori Llalla, njëherë e mbylli Njësinë Antikorrupsion dhe pak kohë më parë e rihapi atë përsëri në mënyrë të papritur. E bëri sepse kërkon të afrojë njerzit e tij të besuar në Tiranë përpara reformës në drejtësi apo se ka patur presion politik, kjo është një tjetër pikëpyetje.

Dhe dyshimet shtohen më shumë, po të shihen emrat e atyre prokurorëve që Llalla kërkon t’i sjellë në Tiranë, në Njësinë Antikorrupsion.

I pari është Ramadan Troci, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të akuzës në Vlorë dhe që njihet si prokurori që urdhëroi arrestimin e Adrian Fullanit, që tashmë ka marrë pafajësinë. Troci, i njohur si njeri i afërt i Adriatik Llallës, është gjithshtu prokurori që bëri arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.

Përveç Trocit, një emër tjetër është ai i prokruorit Arenc Çela, që aktualisht mban detyrën e prokruorit të rrethit në Lushnje, ku dikur ka punuar edhe vetë Llalla. Ky prokuror është nipi i Maksim Çelës, i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si pjesëtar i “bandës” së Lushnjës të drejtuar nga Aldo Bare. Gjithashtu prokurori Çela, është edhe bashkëshorti i gjyqtares Arbena Ahmeti, vëllai i së cilës është Dardan Ahmeti që, bashkë me Sajmir Bajramin, pritën dhe shoqëruan pilotin italian Giorgo Riformato nga Rinasi në Tiranë. Dardan Ahmeti ka qenë dëshmitar në process ndërkohë është përjashtuar nga përgjegjësia penale, pavarësisht provave të filmuara në hotel dhe vende të tjera me Riformaton.

Në listën e personave që pritet të dekretohen është edhe prokuroria Sonila Domi, e cila urdhëroi ndalimin e ish kreut të Inteprolit, të cilin e liroi gjykata duke e cilësuar veprim të paligjshëm arrestimin e tij.

E katërta është prokuroria Pranvera Hoxha, e motra e kryetarit të Unionit të Gjyqtareve të Shqipërisë, Gerd Hoxha.

Këta janë katër emrat që kryeprokruori Llalla ia ka propozuar për dekret Presidentit Nishani si pjesë të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

Nuk dihet nëse Presidenti do t’i dekretojë këta prokurorë, por këto dekrete kërkohen me të njëjtën procedurë të ndjekur nga Këshilli i Prokurorisë, siç ka ndodhur pak muaj më parë me rastin e 4 dekreteve të tjera, të cilat Presidenti i refuzoi duke i kërkuar Adriatik Llallës që prokruorët të ndjekin procedurën e konkurrimit. Bëhet fjalë për prokurorët Dritan Rreshka, i cili u propozua dhe u prezantua nga Llalla si drejtues i Njësisë Antikorrupsion, Armand Gurakuqi, Anisa Qilimi dhe Enkeleda Millonai, të cilët nuk u dekretuan nga Presidenti për shkak të procedurës së ndjekur për propozimin e tyre. Ky refuzim përbën një precedent, me të cilin Presidenti Nishani mund të veprojë edhe për katër emrat e tjerë që Adriatik Llalla ia ka lënë së fundmi mbi tavolinë në pritje të dekretimit.Lapsi.al

Next Post

Apple nuk pranon t’i ndihmojë FBI-së në lidhje me terrorizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

October 22, 2026
Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

October 22, 2026
Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

October 22, 2026
Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

October 22, 2026
Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

October 22, 2026
Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

October 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 23 Tetor 2026

October 22, 2026
Netanyahu mund të largohet, por çfarë do të ndryshojë për palestinezët? (Analiza që ngre pikëpyetje)

Netanyahu mund të largohet, por çfarë do të ndryshojë për palestinezët? (Analiza që ngre pikëpyetje)

October 22, 2026
Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

October 22, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In