• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Publikohet indeksi i vendeve të prekura nga terrorizmi, ku renditet Kosova

by Java News
16/11/2016 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga terrorizmi është ulur për 10 %, në 29,376 raste në vitin 2015, sipas Indeksit të Terrorizmit Global 2016, duke përmbysur një trend katërvjeçar të ngritjes. Sipas radhitjes Kosova është në vendin e 70-të, duke lenë prapa Maqedoninë. Ndërsa Serbia është në radhën e 121-të.

Raporti i përvitshëm, i krijuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP), bazuar në të dhënat për Terrorizmin Global, të Konsorciumit Nacional për Studime të Terrorizmit dhe Reagim ndaj Terrorizmit (START), e po ashtu edhe burime të tjera, sjellin burimet më të plota për trendet e terrorizmit global.

Ky raport gjen se në nivel global, numri i vendeve të regjistruara me shifrat më të larta të vdekjeve në vitin 2015 u rrit në 23, gjashtë më shumë sesa numri paraprak më i lartë prej 17. Vendet që përjetuan përkeqësime të dukshme në Indeksin e Terrorizmit Global përfshijnë Francën, Turqinë, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Tunizinë.

Kjo çoi në ndryshime të mëdha në radhitje krahasuar me vitin e kaluar dhe në përkeqësim të përgjithshëm të rezultatit në Indeksin e Terrorizmit Global, pasi këto rënie mbizotëruan përmirësimet në Nigeri dhe Irak. Vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, gjegjësisht 21 prej 34 vendeve anëtare, përjetuan të paktën një sulm terrorist, me shumicën e vdekjeve të shënuara në Turqi dhe Francë.

Danimarka, Franca, Gjermania, Suedia dhe Turqia regjistruan shifrat më të larta të vdekjeve nga terrorizmi vetëm për një vit, që nga viti 2000. Më shumë se gjysma e 557 vdekjeve kishin lidhje me grupin terrorist ISIL, sulmet e të cilit në Paris, Bruksel dhe Ankara ishin në mesin e sulmeve më të tmerrshme në historinë e këtyre vendeve.

Ndikimi ekonomik global i terrorizmit arriti në mbi 89 miliardë dollarë në vitin 2015. Iraku ka vuajtur më së shumti pasojat ekonomike nga terrorizmi, duke arritur shifrën prej 17 % të Bruto Prodhimit Vendor në vitin 2015. Pesë vendet me ndikimin e përgjithshëm më të lartë nga terrorizmi janë Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani dhe Siria.

Në këto vende ndodhën 72 % e të gjitha vdekjeve nga terrorizmi në vitin 2015. Më poshtë sjellim radhitjen e disa prej vendeve në Indeksin e Terrorizmit Global, ku shifra më e ulët tregon ndikimin më të madh nga terrorizmi: Iraku 1, Afganistani 2, Pakistani 4, Ukraina 11, Rusia 30, Irani 47, Taxhikistani 56, Bosnja dhe Hercegovina 62, Kosova 70, Maqedonia 78, Kirgizia 84, Bjellorusia 86, Gjeorgjia 87, Kazakistani 94, Azerbajxhani 106, Armenia 108, Mali i Zi 117, Uzbekistani 117, Serbia 121, Moldavia 129, Turkmenistani 130.(REI)

ma.me

Next Post
Noizy dhe Erik Fullani, të çmendur pas serbes (FOTO)

Noizy dhe Erik Fullani, të çmendur pas serbes (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In