• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohen shifrat/ 670 shqiptarë luftuan për ISIS, 45 janë kthyer

by Java News
02/10/2019 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i sigurisë dhe diplomacisë Adrian Shtuni, i cili pak kohë më parë publikoi një raport të detajuar për fenomenin e luftëtarëve të huaj, apo shqiptarëve që ju bashkuan luftimeve të ISIS pak vite më parë deklaroi se në Shqipëri janë kthyer 45 nga këta luftëtarë ndërsa numri total i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut që shkuan për të luftuar në Siri dhe Irak, shkon në 670. Shtuni tha se ka edhe nga ata që kanë shkuar të luftojnë edhe në Ukrainë. Ai argumenton se u bë shumë punë me personat që shkuan dhe luftuan jashtë, duke i evidentuar dhe monitoruar, por nuk ju kushtua vëmendje atyre organizatave që bënë indokrinimin dhe rekrutimin. Sipas tij rrezikshmëri nuk paraqesin vetëm burrat por edhe gratë pasi një pjesë kanë ikur duke marrë edhe fëmijët pa marrë aprovimin e familjarëve. Duke folur për emisionin Passport të drejtuar nga Arbër Hitaj, Shtuni thotë se autoritetet duhet të jenë të vëmendshme, pasi ka rrezik nga luftëtarët që janë kthyer në Shqipëri.

“Nëse jemi duke folur për numrin e shqiptarëve etnik nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, apo edhe diaspora që shkuar për të luftuar, kemi aktualisht 670 persona. Por këtu nuk përfshihen individët që kanë lindur atje. Ndërsa numri i atyre që kanë lindur atje është rreth 150, por është shumë e vështirë ta përcaktosh me saktësi. Përveç shteteve të sipërmendura ka shqiptarë nga Serbia, Mali i Zi, apo diaspora.  Shqipëria ka një problem më të vogël proporcionalisht krahasuar me vendet e rajonit. Dhe numri është më i vogël, numrin më të madh e ka Kosova, Maqedonia edhe Bosnja dhe e fundit Shqipëria. Sa i përket të kthyerve Shqipëria ka një numër relativish të vogël, rreth 45 të kthyer nga të cilët 30 janë meshkuj të moshës ushtarake që kanë qenë aktivë në fushat e betejës. Kanë pjesë në luftime me grupe të tjera të konsideruara terroriste.

Automatikisht nëse ke qenë në një organizatë terroristë apo ke mbështetur një organizatë terroriste automatikisht këta persona përbëjnë rrezikshmëri. Se në çfarë niveli, duhet matur sepse nuk është statik. Çdo vend ka agjensitë e tij që bën vleresimin. Por duhet të jemi të qartë, nuk duhet të ketë diferencime mes burrave  dhe grave. Sepse përbëjnë rrezikshmëri. Terrorizmi nuk funksionon me kufi. Pak më parë psh është arrestuar një shtetas rus me këto akuza. Ballkani ka qenë zonë tranzite, që nuk do të thotë se problemi kufizohet te nenshtetasin e Shqipërisë. Plus po të marrim parasysh sulmin e pregatitur por që me pas u parandalua nga agjensitë ligjzbatuese në bashkëpunim me partnerët, kam fjalën për sulmin e pregatitur nga Kombëtares së Izraelit. Por të shikosh kompotentët, të angazhuar dhe pregatitur këtë sulm, kryesisht nuk kanë qenë shtetas shqiptar. Terrorizmi nuk funksionon në bazë të kufijë politikë, por transnacional.

Të kthyerit në Shqipëri janë diku te 45, por duhet të bëjmë diferencimin sepse nuk janë të riatdhesuar. Janë që janë kthyer vetë, diku mes 2014-2015, dhe nuk ka parur ligje që i penalizonin. Mund të ketë dallime, por po flas përgjithësisht. Shqipëria nuk i ka riatdhesuar, dhe ka qenë në linjë me shtetet europiane në dalilim nga Kosova. Kosova ka bërë riatdhesimin e diku 110 personave. Maqedonia e Veriut diku te 7 luftëtarëve, Bosnja vetëm 1 luftëtarë. Shqipëria nuk e ka bërë riatdhesimin.

Që do të thotë se është një problem që duhet të marrë zgjidhje në të ardhmen. Riatdhesimi duhet të priritarizohet te fëmijët. Sepse nuk kans shkuar me vetëdije, por janë viktima. Pra mund të riatdhesohen dhe të punohet me ta, duke shpresuar se do të rehabilitohen dhe riintegrohen. Por varet nga qëndrimi i prindërve, sepse nuk mund ta bësh pa dëshirën e tyre, përvecse ata vendosin ta pranojnë. Shtete di Belgjika, Franca, Norvegjia etj, kanë riatdhesuar fëmijët pa prindër. Ndërsa shtetet e tjera nuk po pranojnë. Por aq më shumë rrinë aty, aq më e vështirë bëhet rehabilitimi, sepse dikur do të kthehen. Nuk mund të debatohet sepse nuk do të rrinë atje përgjithmonë” deklaroi ai. /l.m

Next Post
“Nuk jam terrorist, babi të do shumë”, mesazhi i Alban Rexhës për vajzën

“Nuk jam terrorist, babi të do shumë”, mesazhi i Alban Rexhës për vajzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Besa e kryepunëtorit

July 24, 2026
Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

July 24, 2026
Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

July 24, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

July 24, 2026
Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

July 24, 2026
SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

July 24, 2026
Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

July 24, 2026
Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 24, 2026
NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

July 24, 2026
Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In