Autori shihet që është i maskuar dhe mban në dorë një kallashnikov.
Ai futet në supermarket dhe tenton të marrë xhiron ditore.
Kur një shitëse i afrohet, ai nis të qëllojë duke e plagosur atë dhe duke u thënë punonjësve të tjerë: Do t’ju vras!. 19 -vjeçarja I.Dushku është jashtë rrezikut për jetën.
Kamerat e sigurisë, në videon e mëposhtme të publikuar nga News 24, tregojnë momentin e largimit të grabitësit.
Ai futet në një rrugicë me nxitim, më pas kthehet edhe njëherë drejt supermarketit dhe qëllon sërish me automatik. Policia nuk ka mundur ende ta indetifikojë. (java / r.a)