• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohen pamjet e rrëmbimit të këngëtarit në Elbasan, çfarë fiksuan kamerat tre vite më parë

by Java News
11/02/2020 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni ‘Uniko’ ka publikuar pamjet ekskluzive të mbrëmjes së 29 Qershorit 2014, ditën kur është parë për herë të fundit në publik këngëtari i tallavasë Renato Hamza, i njohur ndryshe edhe si Reni i Elbasanit.

Ngjarja ndodh pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Ora shënon 20:11 minuta e mbrëmjes të së dielës. Në video shfaqet Indrit Shaqja, i veshur me një bluzë ngjyrë bojëqielli, pantallona xhins të shkurtra, dhe me shapka. Në rrugë takon një kalimtar rastësor, të cilit mesa duket i kërkon informacion për vendndodhjen.

Në videon e kamerave të sigurisë të momenteve para rrëmbimit të këngëtarit të tallavasë Reni i Elbasanit, shfaqen dy persona.

I pari që shfaqet në pamje në orën 20:11 minuta është një person i veshur me bluzë bojëqielli, me pantallona treçerekshe, me shapka dhe me një cantë të hedhur krahëve. Ai është Indrit Shaqja, një personazh i njohur për drejtësinë.

Indrit Shaqja është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava, përkatësisht 75 dhe 70 vjeç.

Në bashkëpunim me Artur Kaçanollin, nipin e viktimave, dhe Vilson Elmazin, hynë për të grabitur në shtëpinë e dy të moshuarave në Durrës mesnatën e 2 Shtatorit 2014. Kunatat ndjenë zhurma dhe u përballën me grabitësit. Këta të fundit i dhunuan, i torturuan, ju lidhën duart me litar dhe i mbytën me qese plastmasi në kokë.

Nipi i viktimave, Artur Kaçanolli kishte vënë në dijeni dy shokët e tij se Elsa dhe Gjinovefa Vava mbanin në banesë sende me vlerë dhe shuma monetare. Ndërsa plani i grabitjes ishte organizuar nga Indrit Shaqja. Ky i fundit u arrestua më 15 Tetor 2014 në Spanjë ku dhe ishte arratisur pas krimit, ndërsa u ekstradua në vendin tonë më 26 Qershor 2015. Në sallën e gjyqit, Indrit Shaqja pranoi autorësinë e krimit duke rrëfyer të gjithë dinamikën.

Personi i dytë që shfaqet në videon ekskluzive të publikuar nga emisioni ‘Uniko’ në Klan Plus, është Denis Xhija.

I veshur me rroba të zeza, ecën ngadalë, me njërën dorë në xhep dhe tjetrën tek varëset e floririt, ai ndjek veprimet e Indrit Shaqjes i cili po komunikonte në atë moment me Renin. Dhe ky është i pajisur me një çantë dore, brenda së cilës nuk dihet cfarë ka.

Denis Xhija 40 vjeç me origjinë nga Shijaku dhe banim në Durrës, është person i shpallur në kërkim. Ai është dënuar në mungesë me 6 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Me 26 Janar të vitit 2015, Deniz Xhija ose i njohur me mbiemrin tjetër Floroiu, në një lokal në lagjen 7 në Durrës teksa po drekonte me tre shokë, u konfliktua me njërin prej tyre dhe nxorri pistoletën për ta ekzekutuar në vend.

Gjendja midis tyre u acarua së tepërmi, dhe i pandehuri Deniz Xhija menjëherë u ngrit në këmbë dhe nxorri nga brezi pistoletën që mbante me vete pa leje të organeve shtetërore.

Menjëherë ka ndërhyrë njëri prej personave që ndodhej në tavolinë, duke i devijuar dorën të pandehurit Deniz Xhija. Nga ndryshimi i drejtimit të qitjes, plumbi dëmtoi në pjesën e qafës një person që ndodhej i ulur në një tavolinë tjetër të lokalit dhe që nuk kishte lidhje me konfliktin.

Deniz Xhija, sipas mediave ndërkombëtare, rezulton se ka qenë i përfshirë dhe në një rrjet kriminal në vendet mes Rumanisë, Belgjikës dhe Gjermanisë./klanplus

Next Post
Rama citon Esh-Sharavi: Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, të paktën mos i duartrokit gënjeshtrës

Rama citon Esh-Sharavi: Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, të paktën mos i duartrokit gënjeshtrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In