• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Publikohen pamjet e Rinasit, makinat e koncensionarit nuk i ndoqën grabitësit

by A R
04/07/2016 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo eshte grabitja e se enjtes ne dreke, ne vendndalimin e avioneve ne aeroportin nderkombetar “Nene Tereza”, ne Rinas.

Skandal.al ka mundur te kete pamjet ekskluzive per gjithe cfare ndodhi ate te enjte.

Gjithcka ne vetem dy minuta.

Ne oren 14:20 te se enjtes, nga pamjet duket se, ne vendndalimin e avionit te nje linje nderkombetare, ndodhen ne pak metra- avioni, perballe tij makina e blinduar e shoqerise Nazeri – 2000 qe kishte te ngarkuara parate e transportuara, ne mes tyre, ne turi te makines se blinduar, nje makine e dyte-makina qe shoqeron avionet e linjave pas uljes per ne vendndalimin e tyre, makine e sherbimeve te koncesionarit te Rinasit-TIA.

Dy minuta me pas, gjendja ne vendin e grabitjes eshte po e tille, pa ndryshime ne vendodhjen e avionit, makines se blinduar te parave dhe makines se sherbimit te koncesionarit te aeroportit-TIA.

Ne 14:24, benzi i grabitesve mberrin aty dhe parkon vetem 10-12 metra larg nga makina e parave, makina e sherbimeve, avioni-te gjendur thuajse ne nje vije te drejte.

Ne pamjet qe Skandal.al po publikon, duket qarte se, nga makina e grabitesve, del vetem njeri prej grabitesve, ai drejtohet ne deren e hapur ne krahun e djathte te makines se blinduar ku ndodheshin parate. Ne sekondat qe grabitesi eshte ne deren e hapur, ne krahun e djathte te makines se blinduar te parave, makina e sherbimit te koncesionarit te aeroportit-TIA, nis te levize dhe largohet nga vendi ku po qendronte prej minutash, para se te niste grabitja.

Nga makina e TIA nuk pati asnje reagim, vec largimit ne krahun e kundert me vendparkimin e makines se grabitesve. Menjehere pas largimit te kesaj makine te sherbimeve te aeroportit-TIA, duket qarte se grabitesi i pare kalon ne krahun tjeter te makines se blinduar ku ishin parate, nga pjesa e perparme e saj.

Duket se ne kete moment, nje grabites i dyte del nga makina e tyre dhe i drjetohet portes ne krahun e djathte te makines se blinduar. Sapo ai mberrin atje, thuajse njekohesisht, para makines se blinduar-ngjitur me te, mberrin nje tjeter makine-makina e sherbimit kargo te koncesionarit te aeroportit te Riansit-TIA.

Makina ndalon aty, ndersa te dy grabitesit po kryejne grabitjen; asnje person nuk del apo vepron nga makina e kargos te koncesionarit te Rinasit- TIA.

Grabitesit e ngarkuar me thase ne duar, largohen nga makina e blinduar dhe vrapojne ne drejtim te makines se tyre.

Vetem pasi te dy grabitesit hyjne dhe ulen ne makinen e tyre, makina e sherbimit kargo te koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA, leviz nga vendi dhe ben perpara duke kryer nje gjyesem harku, perseri ne balline te makines se grabitesve pa vepruar ne drejtim te saj.

Sapo makina e kargos pershkon 20 metra ne kete trajektore, makina e grabitesve niset, merr nje hark ne krahun e djathte, kalon mu ngjitur me pjesene pasme te makines se sherbimit kargo te aeroportit e me pas vijon drejt perpara me shpejtesi.

Makina e sherbimit kargo te aeroportit qe kishte ndaluar ne vend, nis te vijoje harkun dhe parkon duke i zene vendin makines se grabitesve ne vendparkimin e saj gjate grabitesve.

Gjithcka vetem ne 2 minuta e ca sekonda, kaq jane dhe pamjet ku eshte fiksuar grabitja. Per habi te gjithkujt, asnje krisme arme nuk degjohet gjate grabitjes.

  • TIA na genjeu

Koncesionari i aeroportit te Rinasit-TIA, genjeu sot paradite kur ne deklaraten e zedheneses se tij, tha se policia ka qene ne vendngjarje gjate grabitjes dhe nuk ka nderhyre.

Pamjet jane prova me e qarte.

Ne skenen e grabitjes apo me mire ne vendngjarje, nuk ka prezence te policise se shtetit.

Ne vendgrabitje gjenden vetem punonjes te sherbimeve te koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA.

Ne fillim te sherbimit te orientimit te avioneve ne piste e vendndalim, pak sekonda me pas punonjes te nje makine qe per ne identifikohet si e sherbimit kargo te koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA.

Nga te dyja makinat nuk eshte reaguar, fizikisht si mjet-te pakten, per te bllokuar grabitesit qe ishin ne kembe gjate grabitjes apo me pas ne makinen e tyre.

Madje nuk ka asnje perpjekje as per ti ndjekur, menjehere pas grabitjes, por perkundrazi, makina e sherbimit kargo te koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA, duket sikur hap rrugen dhe me pas kthehet te parkoje mu aty ku grabitesit kishin parkuar makinen e tyre gjate grabitjes.

Keto pamje vene nen akuze te rende koncesionarin e Rinasit-TIA; punonjesit e tij nuk nderhyne ne skenen e grabtjes, nuk bene asnje perpjekje as per ti ndalur e as per ti ndjekur pas grabitjes.

Sot gjate paradites, TIA genjeu hapur kur tha se pergjegjesia ne ate hapesire eshte e policise.

Sipas kontrates ne fuqi, koncesionari dhe shoqeria e tij I C T S Albania shpk, kane pergjegjesi ekskluzive ne zonen e koncesionit, tamam aty ku ka ndodhur grabitja. Madje pergjegjesia eshte e plote po e tyre, edhe per perimetrin e rrethimit te zones koncesionare, perimeter qe u thye nga grabitesit lehtesisht.

Ne disa raste, Policia e Shtetit kishte paralajmeruar koncesionarin per defekte te renda ne sistemin e sigurise, por koncesionari ne cdo rast nuk ka marre masa per te permiresuar sistemin e tij te sigurise.

Autoriteti i Aviacionit Civil-i vetmi autoritet shteteror me akses te ligjeruar ne zonen e koncesionit si dhe funksionet e sigurise te pershkruara ne kontrate, ka evidentuar qarte renien e sistemit te sigurise ne zonen e koncesionit, por mesa duket ka mbetur vetem ne konstatim.

Deri ketu, asgje me shume, derisa grabitja e se enjtes ne dreke provoi qartesisht thyerjen e sistemit te sigurise me pasoja shume te renda. (skandal.al)

Next Post

Në Falluxha 12.400 familje largohen nga shtëpitë e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In