• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikimi i targave, një ‘bombë tymuese’ për të shpërqëndruar hetimin e publikimit të pagave

by Mero Baze
24/12/2021 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Publikimi I të dhënave të ndjeshme për qytetarët siç ishte listapagesa kombëtare vazhdoi sot me publikimin e të dhënave për veturat private dhe mund të vazhdoj më tej me rregjistra të tjerë kombëtar që ka shteti shqiptar. Kur u publikua rasti I pare, hamendjet e para ishin që mund të ishte sulm kibernetik i rastësishëm.

Pastaj hetimet kanë çuar në duart e prokurorisë së paku një zyrtar që pranon që ka kopjuar të dhënat “për qëllime studimore” dhe sapo ai e tha këtë në qeli, jashtë u publikua listpagesa e prillit, si për të thënë që nuk është ai djali fajtor. Më pas u shfaq në ekranin e familjes Berisha si shumë  e informuar ish Drejtoresha e Tatimeve që e ka punësuar atë tipin dhe vazhdoi alarmin kryetarja e LSI. Sot kemi publikimin e regjistrimit të veturave. Pra kemi një diversifikim të goditjes në disa pika të ndryshme.

Është qartazi një sulm me prapavijë politike, kundër sigurisë dhe besimit tek shteti shqiptar. Përgjegjësia e institucioneve të shtetit shqiptar për protokollet e sigurisë është e plotë, por në këtë rast nuk mund të themi që fajin e ka vetëm viktima. Nuk  nuk kemi të bëjmë me një veprimtari rastësore apo teka zyrtarësh, por me një sulm të motivuar politikisht për goditjen e sigurisë kombëtare.

Drejtues të LSI rrotull Ilir Metës dhe Berishës, në fakt kanë një vit që flasin nëpër tavolina për këto lista “që kanë në duart e tyre”. Madje njëra shpesh lëvdohej se ja kishte çuar si “pajë” LSI që ta kandidonte.  Gazetarë afër tyre e pranojnë këtë dhe publikisht.

Njeriu I ndaluar nga policia që po hetohet për marrje të dhjënash është pjesë e asaj çete politike. Me sa duket për të krijuar një alibi për të, dhe për të mos e përqëndruar gjithë goditjen vetëm me vjedhjen e të dhënave nga sistemi tatimor, sot publikuan dhe regjistrin e targave të veturave personale.

Për hir të së vërtetës, regjistri I veturave personale, madje dhe regjsitri I gjendjes civile në Shqipëri, kanë qenë të shpërndarë gati legalisht në shumë duar noterësh dhe përmbaruesish që u lehtësonte punën e tyre me të dhënat personale. Kjo ka qenë praktik prej vitesh madje dhe në redaksi gazetash së paku nga viti 2008, kemi pasur herë pas here CD me të dhënat e regjistrit të veturave apo të gjendjes civile që e përdornin gazetarët për të krijuar lidhje me ngjarjet e kronikës së zezë. Por për fat kurrë nuk është përdorur për shantazh publik si ky rast.

Ndaj publikimi I tij sot, është më shumë një bomb tymuese për të tërhequr vemendjen nga skandali I publikimit të pagave, I cili realisht është skandal pasi gjendet brenda një protokolli sigurie . Rregjistri I targave edhe pse përmban të dhëna personale, nuk është marrë kurrë seriozisht për tu mbrojtur dhe është lehtësisht I gjendshëm në tregune  zi të noterëve, përmbaruesve apo avokatëve.

Publikimi I sotëm është vetëm një përpjekje për të shpërqëndruar vemendjen nga ajo që ka ndodhur dje dhe pardje me regjistrin e pagave në sistemin tatimor të Shqipërisë, ku janë thyer standartet e sigurisë brenda sistemit të tatimeve, dhe që bën përgjegjës dhe AKSH për mungesë të kordinimit për ruajtjen e këtyre standarteve të sigurisë.

Është e qartë pse përpjekja për të vazhduar përhapjen e panikut me paralajmërime të tjera për publikim regjistrash kombëtar është presion mbi prokurorinë dhe procesin e hetimt që të mos thellohet tek hapi I parë I hetimit, ai I publikimit të listës kombëtare të pagesave. Aty në të vërtet është shumë e qartë kush faktor politik e ka krijuar skemën, përse e ka përdorur dhe përse po e përdor. Janë pikërisht të njëjtët që tani po hedhin në treg mallra të vjetër që askujt si ka shkuar mendja ti bëj publik për qëllime politike.

Publikimi I targave ka të njëjtin autor, por jo për të “diskretituar” njerëzit që kanë vetura private, por për të shpëtuar ata që janë shumë afër përballjes me ligjin me skandalin e pare. Është një bomb tymuese për të fshehur gjurmët e krimit që janë afër zbulimit.

Next Post
“Skuadronët me maska të zeza” të Kombinatit: Ne “kriminelet”, kundër Lulzim Bravës dhe deri në vdekje përkrah Sali Berishës

Publikimi i të dhënave personale/ Berisha: Opozita e shqiptarët të ngrihen në protestat më të fuqishme që ka njohur vendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

July 30, 2026
Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

July 30, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com