• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Psikopatët që përdhunojnë turizmin shqiptar

by Mero Baze
18/08/2019 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kokëdhima në Porto Palermo nuk është një njeri normal. Dhe njihet nga kushdo që ka shkuar qoftë dhe një herë, që nuk është normal. Nuk besoj se aty ka turistë apo vizitorë, që shkojnë për herë të dytë. Ai ka mbijetuar falë pozicionit që ka zaptuar në atë rrugë, privatizimit të plazhit dhe rezevateve të peshkut që ka bërë aty.

Skena makabër me turistët spanjollë, tejkalon çdo skenar hollivudi dhe nuk ka aktor që ta marrë përsipër. Por çdo gjykim mbi një të sëmurë mendor është humbje kohe. Është njësoj si të gjykosh atë që vrau tetë vetë në Selenicë, ai që vrau dy turistë çekë, para disa vitesh në Dukagjin, apo krime të tjera nga të sëmurë psiqikë, në çdo vend të botës.

Ajo që duhet të gjykojmë është sistemi jonë i sigurisë në shërbimin publik.

Restoranit, plazhi, disko, apo Pub-i, hoteli apo kampingu malor, janë shërbime për publikun në turizëm që zhvillohen nga privatë. Ajo që është e detyrueshme në këto raste është që njerëzit që i shërbejnë publikut duhen lincensuar.

Kokëdhima është rasti ekstrem kur shteti duhet të kishte ndërhyrë me kohë që t’ia mbyllte atë restorant. Për të kuptuar këtë do të mjaftonte që një inspektor të shkonte qoftë dhe një herë tek restoranti i tij.

Tani që dëmi u bë dhe Shqipëria po bëhet objekt humori dhe destiancion tmerri për këdo që e shikon, së paku duhet vepruar ashpër, që ndëshkimi ndaj tij, të shërbejë si shembull për këdo që abuzon me shërbimet ndaj publikut.

E para që duhet bërë, është heqja e tabelës “Restorant” dhe ndalimi i përhershëm i aktivitetit të tij dhe çdo familjari të tij në fushën e turizmit, përfshi dhe stafin që i ka qëndruar solidar në atë akt.

Këtu nuk kam paraysh dënimin penal se me atë merret gjykata. Por ndëshkimi administrativ që duhet t’i japë qeveria për ta bërë shembull për këdo që guxon të sillet si bandit në shërbimet publike.

Dhe bashkë me këtë ndëshkim që duhet të nisë me çmontimin e çdo të drejte që ky njeri ka pasur në shërbimet turistike, duhet të nxjerrim mësime dhe për rritjen e sigurisë në vendet me intesitet të lartë turizmi.

Fakti që policia aty është përgjigjur pas gjysmë ore dhe e ka takuar atë në rrugën për të shkuar në Sarandë afër Nivicës, do të thotë se praktikisht nuk ka ekzistuar ndihma policore.

Deri atëhere e keqja do të ishte bërë po të mos ishin dy shqiptarët e tjerë të çmendur që kanë përballuar sulmin e një psikopati me thikë dhe celular në dorë dhe e kanë “shetitur” atë tre km pa e shtypur me makinë.

Nuk vlen FNSH në Sarandë nëse nuk ka policë në Borsh, Qeparo, Himarë, Jalë, Dhërmi, pra në të gjithë bregdetin, që të jetë në një vendngjarje për 5 minuta.

Ajo që ka ndodhur në Porto Palermo, beteja mes një psikopati të sëmurë dhe një grupi turistësh, është një tmerr me një fund të lumtur, pasi mund të kishim më shumë se një viktimë nga kjo histori. Dëmi që ai i ka bërë Shqipërisë, është i pallogaritshëm.

Licensimi i shërbimeve turistike, ndëshkimi shembullor i këtij psikopatit, dhe prania e policisë në çdo plazh të bregut jugor deri në fund të gushtit, është detyrimi minimal i qeverisë.

Këtë radhë zoti shpëtoi njerëzit, por jo imazhin e turizmit shqiptar. Dhe nëse nuk e marrim seriozisht këtë histori, kur të përsëritet, nuk do shpëtojnë më, as njerëzit.

Next Post
Rama citon Marjana Kondin: Nevojë për një Teatër të ri dhe të mirëmbajtur

Rama citon Marjana Kondin: Nevojë për një Teatër të ri dhe të mirëmbajtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi në Hagë: Holanda rikonfirmon mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë

Peleshi në Hagë: Holanda rikonfirmon mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë

June 16, 2026
Kremlini i hap derën Zelenskyt për bisedime në Moskë, priten edhe emisarët amerikanë

Kremlini i hap derën Zelenskyt për bisedime në Moskë, priten edhe emisarët amerikanë

June 16, 2026
Pekini: Faza e ardhshme e negociatave SHBA-Iran do të jetë më e vështirë

Pekini: Faza e ardhshme e negociatave SHBA-Iran do të jetë më e vështirë

June 16, 2026
Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

June 16, 2026
Rruga dritë, Maratonomaku im!

Rruga dritë, Maratonomaku im!

June 16, 2026
Trump i tregon kushtet Iranit: Do të takohemi për vendimin tim përfundimtar në “Dhomën e Situatave”!

Trump: S’ka nxitim për të nxjerrë uraniumin e varrosur të Iranit

June 16, 2026
Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit

Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit

June 16, 2026
Komisioni i Ligjeve rrëzon nismat për monopatinat dhe përjashtimin nga taksat për 5 vitet e para të makinave elektrike

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismat për monopatinat dhe përjashtimin nga taksat për 5 vitet e para të makinave elektrike

June 16, 2026
Zogjtë e revolucionit, beteja për lidershipin dhe Berisha në prapaskenë

Po të më kishin dëgjuar mua…

June 16, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Sali nuk je më opozita, por je pengesa që opozita të vijë në pushtet”

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In