PSG-ja është tallur me Barcelonën në rrjetet sociale pas humbjes nga Real Madridi, shkruajnë mediat spanjolle.
Pas humbjes 2:0 në “Santiago Bernabeu”, Paris Saint Germaini, që transferoi Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro, postoi një foto të brazilianit në rrjetet sociale duke buzëqeshur.
Çfarë ka dashur të tregojë me këtë PSG-ja ende nuk dihet, por e vërteta është se Neymar i mungoi shumë Barcelonës në këto dy “El Clasico”, ku humbën 5:1 me rezultat të përgjithshëm, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)