• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RAI reportazh për Shqipërinë: Turizmi është rritur me 15%, destinacion për italianët

by A R
17/08/2017 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media kombëtare italiane, “RAI Radio3” i ka bërë jehonë sot potencialit turistik që ofron Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë ndryshimit që ka pësuar Tirana, ndërsa fton qytetarët italian që ta konsiderojnë atë një destinacion të tyren.

Rubrikën e saj, “RAI Radio3 – Mondo”, ku flet për zhvillimet në vendet e tjera, kjo radio ia ka kushtuar Shqipërisë, ku nëpërmjet një reportazhi të gjatë, Tirana paraqitet si promotore e ndryshimit të të gjithë vendit.

 Gazetarja italiane ka vizituar disa nga vendet më të njohura në Tiranë, ato historike si xhamia e “Et’hem Beut”, por edhe ato që falë investimeve janë kthyer në vende të preferuara për turistët e huaj, përfshi këtu Pazarin e Ri, sheshin “Skënderbej”, si dhe “Shtëpinë e gjetheve”, një nga bazat simbol të veprimtarisë së shërbimit famëkeq të Sigurimit të Shtetit. Më pas ajo udhëton drejt Durrësit dhe Vlorës, ku gjithashtu i bën një ekspoze të gjerë mundësive turistike të këtyre zonave.

 “RAI Radio3” ka postuar edhe një set fotosh të “Lovelyplanet” nga Tirana në faqen e saj në rrjetin social Twitter, ku bien në sy ato nga sheshi “Skënderbej” dhe xhamia e “Et’hem Beut”.

 “Tirana është kthyer tashmë në kantierin e ndryshimeve në vend”, shkruan “RAI Radio3” në Twitter, duke iu referuar pikërisht transformimit që po pëson kryeqyteti shqiptar. Një vëmendje të veçantë zë padyshim Pazari i Ri.

“Pazari i Ri në qendër të Tiranës tashmë është kthyer në një zonë baresh e restorantesh”, shkruan “RAI Radio3” në një tjetër koment në Twitter.

 Në përfundim, kjo radio thekson se turizmi në vendin tonë është rritur me 15%, ndërsa shprehet se Shqipëria është destinacion për italianët. 

Next Post
Madonna 59 vjeçe, feston si e çmendur

Madonna 59 vjeçe, feston si e çmendur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com