PSG është dorëzuar dhe do të shesë Neymarin. Kampionët e Francës janë të lodhur nga tekat e vazhdueshme të sulmuesit dhe duan ta rikthejnë te Barcelona.
Kampionët e Francës i kanë bërë një kundër ofertë spanjollëve: para dhe kartonin e Clement Lenglet për Neymarin. Drejtuesit e Barcelonës do ta mendojnë një mundësi të tillë, por donin të përfshinin Dembelenë dhe Coutinhon në bisedime.
Kryeqytetasit nuk pranojnë asnjë ofertë tjetër përveç parave dhe kartonit të mbrojtësit. (Lexo.al)