Pasi ka reaguar për rastin e Erion Xhangollit, nga fshati Barç i Korçës, i cili ka nevojë për kujdes të veçantë shëndetësor, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur njerëzve që kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë, dhe i fton ata të kujtojnë se si ishin spitalet vetëm 6 vite më parë dhe njofton se vetë ministrja e Shëndetësisë ka bërë të mundur transferimin e djalit drejt spitaleve të Tiranës.
Më tej kreu i qeversë shkruan gjithashtu se Erioni po merr shërbimin e duhur mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas publikimit të këtij lajmi nga Rama, kanë qenë të shumtë komentuesit që e kanë mbytur kryeministrin me pyetje nga më të ndryshmet.
Njëri nga komentuesit e pyet Ramën se “kur sëmuret vetë pse zgjedh spitalet jashtë.?”
Kryeministri i përgjigjet duke i thënë se ai vetë ka kryer një operacion në QSUT gjatë kohës që ka qenë kryeministër.
“Kush ta tha ty këtë apo e merr me mend zotrote?! Unë shyqyr s’jam sëmurur akoma, po një operacion të vogël para ca vitesh e kam bërë në QSUT që ta dish”, shkruan Rama.












