• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Vladimir Putin po shkon drejt një humbjeje historike

by A R
28/02/2022 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Yuval Noah Harari*

Më pak se një javë që nga fillimi i luftës, gjithmonë e më tepër duket se Vladimir Putin po shkon drejt një humbjeje historike. Ai mund të fitojë të gjitha betejat, por do të humbasë luftën. Ëndrra e Putinit për të ringritur perandorinë ruse gjithmonë është mbështetur mbi gënjeshtrën se Ukraina nuk është një komb i vërtetë, se ukrainasit nuk janë popull i vërtetë, dhe se banorët e Kievit, Harkovit e Lvovit luten për të qenë nën sundimin e Moskës. Kjo është e gjitha gënjeshtër – Ukraina është një komb me më tepër se 1000 vjet histori, dhe Kievi ishte metropol i madh kur Moska nuk ishte as fshat. Por despoti rus e ka thënë aq shpesh këtë gënjeshtër sa tani duket se e beson edhe vetë.

Teksa planifikonte agresionin kundër Ukrainës, Putin mund të ketë llogaritur shumë faktorë të njohur. Ai e dinte që ushtarakisht Ukraina është xhuxh para Rusisë. Ai e dinte që NATO nuk do të dërgonte trupa për të ndihmuar Ukrainën. Ai e dinte që varësia evropian nga nafta e gazi rus do t’i bënte vende si Gjermania të ngurronin për vendosjen e sanksioneve të ashpra. Bazuar në këta faktorë të njohur, plani i tij ishte ta godiste Ukrainën fort e shpejt, të rrëzonte qeverinë e saj, të vendoste një regjim kukull në Kiev e t’i mbijetonte zemërimit të pafuqishëm të sanksioneve perëndimore.

Por kishte një të panjohur të madhe në këtë plan. Ashtu siç amerikanët e mësuan në Irak dhe sovjetikët në Afganistan, është shumë më e lehtë ta mposhtësh një vend se sa ta mbash të pushtuar. Putin e dinte që e kishte fuqinë ta mposhtte Ukrainën. Por a do ta pranonte populli ukrainas regjimin kukull të Moskës? Putin vuri bast që po. Në fund të fund, ashtu siç ia ka shpjeguar në mënyrë të përsëritur kujtdo që kishte dëshirë të dëgjonte, Ukraina nuk është një komb real dhe ukrainasit nuk janë popull real. Më 2014, njerëzit në Krime thuajse nuk i rezistuan invazionit rus. Pse duhej të ishte ndryshe më 2022?

Me çdo ditë që kalon po bëhet më e qartë se basti i Putinit po dështon. Populli ukrainas po reziston me gjithë zemër, duke fituar admirimin e gjithë botës – dhe po e fiton luftën. Shumë ditë të zeza presin përpara. Rusët ende mund ta pushtojnë gjithë Ukrainën. Por për të fituar luftën rusët duhet ta mbajnë Ukrainën dhe mund ta bëjnë vetëm nëse populli ukrainas i lejon. Nuk duket se do të ketë gjasa që të ndodhë.

Çdo tank rus i shkatërruar dhe çdo ushtar rus i vrarë rrit guximin e ukrainasve për të rezistuar. Dhe çdo ukrainas i vrarë rrit urrejtjen e ukrainasve. Urrejtja është më emocioni më i shëmtuar. Por për vendet e shtypura, urrejtja është një thesar i fshehur. I varrosur thellë në zemër, i mund të ushqejë rezistencën për breza të tërë. Për të ringjallur perandorinë ruse, Putin ka nevojë për një fitore pa gjak që do ta çonte drejt paqes relativisht pa urrejtje.

Duke derdhur gjak ukrainas, Putin po e bën të sigurt që ëndrra e tij nuk do të bëhet kurrë realitet. Nuk do të jetë emri i Mihail Gorbaçovit i shkruar në certifikatën e vdekjes së perandorisë ruse: do të jetë emri i Putinit. Gorbaçov i la rusët e ukrainasit të ndiheshin si vëllezër; Putin i ka kthyer në armiq dhe mundësoi që kombi ukrainas këtej e tutje ta përcaktojë veten si në kundërshti me Rusinë.

Kombet ndërtohen mbi historinë. Çdo ditë shton histori të reja që ukrainasit do t’i tregojnë jo vetëm në ditët e errëta që do të vijnë, por edhe në dekadat e brezat e ardhshëm. Presidenti që refuzoi të ikte nga vendi, që i tha Amerikës se i duhen municione e jo taksi; ushtarët nga Ishulli i Gjarprit që i thanë luftanijes ruse “ik qihuni”; civilët që u përpoqën të ndalonin tanket ruse duke u ulur përpara tyre. Ky është mielli nga i cili mbruhen kombet. Në shekuj, këto histori vlejnë më tepër se tanket.

Edhe despoti rus duhet ta dijë këtë ashtu si çdokush. Në fëmijëri, ai u rrit i ushqyer me historitë e trimërisë ruse në rrethimin e Leningradit. Tani ai po krijon vetë histori të tilla, por duke luajtur rolin e Hitlerit.

Historitë e trimërisë ukrainase inspirojnë jo vetëm ukrainasit, por të gjithë botën. Ato u japin kurajë qeverive të vendeve evropiane, administratës së SHBA, e madje edhe vetë qytetarëve të shtypur rusë. Nëse ukrainasit guxojnë të ndalojnë tankun vetëm me duar, qeveria gjermane mund të guxojë t’i furnizojë me ca raketa anti-tank, qeveria amerikane mund të guxojë ta shkëputë Rusinë nga Swift, dhe qytetarët rusë mund të guxojnë të demonstrojnë kundërshtimin e tyre karshi kësaj lufte pa kuptim.

Për fat të keq, kjo luftë do të zgjatë. Por çështja më e rëndësishme është vendosur tashmë. Ditët e fundit i kanë treguar gjithë botës se Ukraina është një komb i vërtetë, që ukrainasit janë popull i vërtetë dhe që përfundimisht nuk duan të jetojnë nën një perandori të re ruse. Çështja është se sa kohë do t’i duhet këtij mesazhi të penetrojë muret e trashë të Kremlinit.

*Yuval Noah Harari është historian dhe autor i “Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit”

The Guardian

Next Post
24 shkurti i Zelenskyt, 2 marsi i Metës dhe “pjella” ndryshe nga dy Presidencat

24 shkurti i Zelenskyt, 2 marsi i Metës dhe “pjella” ndryshe nga dy Presidencat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

July 29, 2026
“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

July 29, 2026
Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

July 29, 2026
Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

July 29, 2026
Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

July 29, 2026
Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

July 29, 2026
Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

July 29, 2026
Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

July 29, 2026
Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com