Pas mbylljes së fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Ashtu si në ditët e mëparshme të protestës, turma është duke u larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar lëvizjen në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Protesta kundër projektit në Zvërnec ka hyrë tashmë në ditën e 13-të, ndërsa marshimi pas tubimit është kthyer në një nga format e përditshme të zhvillimit të saj.











